Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

11:43, 01/03/2024
A+ Aa A-

Zëvendës Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Fariz Rzayev dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit.

Lajmi bëhet i ditur nga një postim në rrjetin social “X” të Ambasadorit të Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov.

“Fariz Rzayev, Zëvendës Ministër i Jashtëm i Azerbajxhanit, dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia, folën për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona, me fokus ndërveprimin ekonomik dhe kontaktet mes njerëzve. Takimi pasoi me nënshkrimin e marrëveshjes për përjashtimin e vizave – një tjetër kontribut i fuqishëm në marrëdhëniet dypalëshe”, shkruan në “X” ambasadori Anar Huseynov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco