Rama nga Azerbajxhani: Synojmë të ndërtojmë një qendër të gazit natyror të lëngshëm në Vlorë

Rama nga Azerbajxhani: Synojmë të ndërtojmë një qendër të gazit natyror të lëngshëm në Vlorë

11:22, 01/03/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Baku të Azerbajxhanit, si i ftuar nderi i Presidentit Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, si edhe për të diskutuar për ecurinë e projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në këtë samit, kryeministri Rama është shprehur se synohet që të ndërtohet një qendër e gazit natyror në Vlorë në bashkëpunim me partnerët.

“Po kërkojmë të ecim para drejt projektit të gazifikimit të vendit dhe e kemi nisur këtë proces gazifikimi duke shkuar kundër asaj që në historinë tonë na ishte privuar. E vlerësojmë shumë këtë kapitull të ri në procesin tonë të zhvillimit. Duke u mbështetur në përvojën e suksesshme të bashkëpunimit me TAP-in, në bashkëveprim me partnerët tanë, synojmë të ndërtojmë një qendër të gazit natyror të lëngshëm në Vlorë, një qytet kyç bregdetar në jug të Shqipërisë”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Kryeministri Rama është shprehur se Korridori Jugor ka ndryshuar jetë dhe e ka bërë Evropën më të sigurtë teksa ka shtuar se gazi i Azerbajxhanit së shpejti do të bëhet thelbësor për jetën tonë.

“Nuk do të jem më i përulur se sa kaq nga mikëpritja që më është ofruar sot dhe nuk mund të ndihem më i nderuar nga fjalët që presidenti përdori për të përshkruar natyrën mes marrëdhënies mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë dhe marrëdhënies tonë personale. Vite më parë, presidenti tha që Korridori Jugor përcakton një format unik të bashkëpunim do të shtrihet masivisht në shumë fusha të tjera. Kjo rrugë e re e energjisë, Korridori Jugor është shndërruar në një urë bashkëpunimi intensiv. Sot, ky format është shndërruar në një urë, një urë ku pjesë e re përbërëse është bërë edhe dimensioni i energjisë së gjelbër. Sot jemi dëshmitarë se Korridori Jugor ka ndryshuar jetë dhe e ka bërë Evropën më të sigurtë. Korridori Jugor do të mbetet një prej burimeve të pakta të qëndrueshme dhe konkurruese të transportimit të gazit. Me për qindjen e gazit rus që po bie, së shpejti në 0 për qind, gazi i Azerbajxhanit, thelbësor për të ardhmen tonë”, u shpreh Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco