Para 32 vjetësh në Preshevë ishte votuar për autonomi dhe të drejtë bashkimi me Kosovën, pamje të rralla

Para 32 vjetësh në Preshevë ishte votuar për autonomi dhe të drejtë bashkimi me Kosovën, pamje të rralla

10:55, 01/03/2024
A+ Aa A-

Këshilltarja politike e Kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, ka publikuar pamje të rralla kur ishte votuar në Preshevë në Referendumin për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Në 32 vjetorin e këtij Referendumi, Sinani ka thënë se kjo është ngjarja që shënoi unitetin më të madh ndonjëherë ndër shqiptarët e Luginës, raporton Express.

“Nën presionin e paparë të një regjimi famëkeq që mretëronte në ish-Jugosllavi, e i cili ishte në fillimet e tij, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me vendosmërinë më të madhe kombëtare iu përgjigjën masivisht kësaj ngjarje historike. Në mënyrë plebishitare u votua “PËR autonomi politike-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën””, ka shkruar Sinani.

“Mirënjohje e pafund për organizatorët e këtij Referendumi, duke filluar nga Riza Halimi, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Ali Ahmeti, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare e Ibrahim Kadriu, kryetarit të Kuvendit për Referendumin”, ka shkruar tutje ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco