KAFE SHQETO/ Deputeti i PS-së: Anëtarësimi në NATO, sukses i madh

10:16, 01/03/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte sot Denis Deliu, deputet i Partisë Socialiste në Durrës, ish-ushtarak.

Flavio Qarri: Grupi parlamentar i PS e konsideron këto dy ditë samitesh të suksesshëm, apo edhe ju ashtu si ne keni disa paqartësi?

Denis Deliu: Për ne është një vizitë historike në fakt, dhe mendoj do të jetë për të gjithë shqiptarët sepse është e para herë që vjen në Tiranë një president i Ukrainës, një president i një vendi në luftë prej dy vitesh, i cili në Tiranë kërkon mbështetje nga vendet e Ballkanit Perëndimor, kërkon që të bëjmë marrëveshje ushtarake për furnizimin me armë dhe municione të Ukrainës, pasi dihet që vendet e Ballkanit Perëndimor, si ish-republikat jugosllave, por edhe Shqipëria në kohën e komunizmit kemi patur ushtri të fortë, kemi patur kombinate, uzina dhe fabrika për prodhimin e armëve, dhe normalisht me shumë pak investime të zgjuara, mund të vendosen në punë. Që sot mund të jenë kapacitete si për ne si Shqipëri apo për vendet e Ballkanit Perëndimor apo edhe për t'i ardhur në ndihmë Ukrainës, sepse Ukraina sot është në një pikë kritike, ka nevojë.

Flavio Qarri: Në fakt në një pikë kritike është krejt marrëdhënia e perëndimit me Rusinë dhe a mos po futemi në një lojë shumë të rrezikshme se sa ç’mund të mbajnë shpatullat tona apo kallashnikovët tanë që u ikën tyta shtrembër?

Denis Deliu: Jo, kallashnikovët janë prodhim cilësor dhe nuk u ikën tyta shtrembër. Ne kemi prodhuar armë shumë të mira dhe duhet të jemi krenar për këtë. Gjithsesi cilësia ndryshon, Gjithmonë kopja del me e dobët se ajo origjinalja dhe normalisht që kallashnikovi rus ka qene shumë më i mirë se sa ai i Poliçanit. Por kjo nuk do të thotë që ka qenë armë e keqe. Për sa i përket rrezikshmërisë që në po futemi, Shqipëria i ka marrë këto përgjegjësi që në zgjedhjen e partnerëve perëndimorë. Ne e kemi qasjen shumë të qartë. Ne kemi një marrëveshje historike do thoja unë që është lidhur Shqipëria me NATO-n, pra mbrojtja kolektive është nja nga gjërat më të mëdha që Shqipëria ka arritur.

Flavio Qarri: I njohët një sukses Berishës?

Denis Deliu: Patjetër që është një sukses i vendimmarrjes politike shqiptare, sukses i madh i pamohueshëm. Dhe futja në NATO na ka dhënë një garanci që të jemi krah perëndimorëve, të jemi një anëtar i denjë i NATOS, duke e mbështetur çdo konflikt me trupa në frone dhe për këtë ne duhet të ndjehemi krenar…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco