VIDEO/ Avokati: Soros shkatërroi drejtësinë për të shkretuar Shqipërinë

09:57, 01/03/2024
A+ Aa A-

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka folur për zhvillimet në drejtësinë shqiptare dhe ndikimet negative të reformës në drejtësi të sponsorizuar nga Soros në popullsinë shqiptare.

Sipas Goxhajt, ‘mbasi e shkatërruan drejtësinë, Shqipëria ka një rekord unik në Evropë që tregon se ku është drejtësia sot, pasi ka më shumë të paraburgosur 2-fish sesa të burgosur’.

‘Ne kemi burgje totalisht shpopullimi për tu thënë shqiptarëve largohuni dhe ju që keni mbetur, ne kemi drejtësi që u ulëret shqiptarëve çdo ditë largohuni nga Shqipëria dhe ky është një projekt i shkruar dhe ideuar, ku Sorosi thotë në dokumentet e 2016, që tani që erdhi PS në pushtet kemi kohën e duhur për të bërë reformën në drejtësi. Po citoj, do të lobojmë pranë ambasadës amerikane dhe BE-së që të ushtrojnë presion ndaj klasës politike që të miratojë reformën që ne mendojmë që duhet bërë’, u shpreh avokat Goxhaj.

Goxhaj: Të jesh avokat dhe të dëgjosh se si funksionon reforma e drejtësisë të kap e qeshura sepse sot fillon dita e punës në fushën e gjykatëve. Më për të qeshur nuk ka kur thua se funksionon drejtësia. Pse? Mjafton të pyesësh statistikisht se çfarë ndodh me dosjet e drejtësië shqiptare. Nuk quhen më dosje të prapambetura por pirgu i pafundëm që shtohet çdo ditë.

Reforma Soros në drejtësi ka shkatërruar gjithë sistemin e drejtësisë. E la njëherë Shqipërinë pa Gjyaktë Kushtetuese 3 vjet që do të thotë pa rend kushtetues. Ja shkatërroi gjykatat nga lart-poshtë që të mos bëheshin nga poshtë-lartë, se po të bëheshin nga poshtë-lartë hiqen ca vihen ca por sistemi funksionon.

Mbasi shkatërruan gjithë sistemin dhe kanë marrë me shkollë magjistrature të rinj që as e kanë haberin, sa i duhet kohë një të riu që të shkruajnë një vendim gjyqësor, llogariteni vetë.

Mbasi e shkatërruan drejtësinë e bënë copa copa, ne si Shqipëri kemi një rekord unik në Evropë që tregon se ku është drejtësia sot, ne kemi më shumë të paraburgosur 2-fish sesa të burgosur, që parimi duhet të jetë i kundërt pasi prezumimi i pafajsisë këtu del.

Për çdo 1 dënim kemi 2 të paraburgosur, që do të thotë kemi gjysmën e të pafajshme në paraburgim, dhe burgjet janë plotë e përplotë dhe paraburgimet janë plotë e përplotë me fukarenj, për një çik kanabis, për një dorezë hekuri, për një çik alkool etj.

Ne kemi burgje totalisht shpopullimi për tu thënë shqiptarëve largohuni dhe ju që keni mbetur, ne kemi drejtësi që u ulëret shqiptarëve çdo ditë largohuni nga Shqipëria dhe ky është një projekt i shkruar dhe ideuar, ku Sorosi thotë në dokumentet e 2016, që tani që erdhi PS në pushtet kemi kohën e duhur për të bërë reformën në drejtësi. Po citoj, do të lobojmë pranë ambasadës amerikane dhe BE-së që të ushtrojnë presion ndaj klasës politike që të miratojë reformën që ne mendojmë që duhet bërë.

Ne jetojmë në botën e Soros, por nuk duam ta shohim. Ne jetojmë në realitetin e Soros, por nuk duam ta shohim. Ne jetojmë në realitetin e një lufte që i është hapur shqiptarëve nga një mafie ndërkombëtare e cila ka sjellë klasën e vetë politike në Shqipëri, të cilët kanë qëllim të përzënë dhe shqiptarin e fundit.

Pra reagimi politik ndaj kësaj mafie është çështje patriotike për të shpëtuar vendin tënd në ekzistencë dhe territor. Censusi ka zhdukur të dhënat pikërisht se kanë dalë 1.4 milionë shqiptarë të regjistruar dhe drejtësia është një nga mjetet më tipike se si u shkatërruar Shqipëria, si u shkretua Shqipëria, se si tashmë nuk u bie ndërmend më njerëzve të jetojnë në këtë vend, as me lind fëmijë në këtë vend, të rinjtë nuk e kanë në mend as me kriju familje në këtë vend pasi nuk blen dot shtëpi dhe këtu kanë ngelur ata që thonë të kapim çfarë të kapim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco