VIDEO/ Shkrimi i medias franceze, Abilekaj: Hera e parë që i thonë autokrat, dhe kemi akuza direkte

VIDEO/ Shkrimi i medias franceze, Abilekaj: Hera e parë që i thonë autokrat, dhe kemi akuza direkte

22:00, 29/02/2024
A+ Aa A-

 

Gjatë diskutimit të artikullit të shkrimit të medias së madhe franceze MediaPart, kundër Edi Ramës që ja rëndit të gjitha skandalet dhe që në titull e cilëson autokrat, analisti Enton Abilekaj deklaroi se është hera e parë që në një artikull/media të huaj ka akuza direkte.

Gjatë diskutimit në ‘Çim Peka LIVE’, Abilekaj deklaroi se, ky artikull dhe të rejat e tij, mund të sjellin një ndryshim politik në Shqipëri.

‘Ky shkrim prishi komoditetin, duke qenë edhe media serioze. Ka pasur edhe disa shkrime të mëparshme edhe në media gjermane.

Kjo është hera e parë që në titull i thonë autokrat dhe termi autokrat është shumë i rëndësishëm.

Këtu kemi akuza direkte dhe vënien përballë të qeverive perëndimore, ndaj një qeverisje të tillë.

Kjo është e reja që mund të sjellë një ndryshim në politikë ndaj Shqipëri.

Ka një politikë perëndimore që është e trashëguar nga vendet të cilat janë antiperëndimore, që ata e implementojnë edhe në Shqipëri.

Nëse ata në një vend antiperëndimor, mbështetin një diktator, autokrat, sepse nëpërmjet tyre ata mbyllin punët e tyre, pavarësisht urrejtjes popullore, në Shqipëri nuk mund ta bëjnë këtë’, tha Enton Abilekaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco