'Rama autokrat si Putin'/ Habit, Vangjeli: Artikulli i ‘Mediapart’ qëndron, por u drejtohet lexuesve francez

21:49, 29/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV për të diskutuar artikullin e prestigjozes franceze mbi qeveritë dhe cilësimin e Ramës si një autokrat ishte analisti, Lorenc Vangjeli.

Vangjeli është shprehu se ish ministra të qeverisë Rama rrezikojnë seriozisht të përfundojnë në burg për shkak të korrupsionit ndërsa më tej shtoi se edhe pse shkrimi flet për korrupsionin masiv të qeverisë Rama mendon se u drejtohet lexuesve francez dhe jo shqiptar.

"Ish ministra të qeverive Rama por edhe  ministra aktual në përballje me drejtësinë do të kenë një fat të ligë por kjo mbetet për tu parë në vijim. Ky është një artikull që i drejtohet një lexuesi francez dhe nuk e ka vëmendjen e një lexuesi që është plaga që dhemb.

Janë dy nivele gjykimi mbi atë që bën Shqipëria dhe ndërtohet përditshmëria e shoqërisë shqiptare. Në raport me politikane  jashtme dhe partnerët ndërkombëtar kishte një frazë që shkruhej se partnerët tolerojnë  mangësitë e shtetit të së drejtës. "

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco