Mediapart: Rama sapo përcolli Blinkenin fluturoi në Turqi te miku i tij 'familjar' dhe nënshkruan marrëveshje me kanalin propagandistik të Erdoganit

Mediapart: Rama sapo përcolli Blinkenin fluturoi në Turqi te miku i tij 'familjar' dhe nënshkruan marrëveshje me kanalin propagandistik të Erdoganit

21:22, 29/02/2024
A+ Aa A-

Një ndër mediat më të mëdha investigative dhe më autoritare në Francë, “Mediapart” ka shkruar një artikull të gjatë për mënyrën autoritare më të cilën Edi Rama drejton Shqipërinë dhe metodat që përdor ai për të blerë heshtjen e ndërkombëtarëve.

Në artikull veçohen standardet e dyfishta që Perëndimi përdor me Shqipërinë duke toleruar një autokrat të ngjashëm me Putinin dhe Erdoganin.

Në artikull përmendet modeli që ndjek Edi Rama, i cili sapo përcjell Sekretarin amerikan të Shteti, Anthony Blinken, niset për Ankara te miku i tij Erdogan. Vizita e Ramës në Truqi sjell edhe nënshkrimin e një marrëveshje mes Televizionit Publik Shqiptar me TRT-n turke, organi model i propagandës së Erdogan.

Lexo edhe: Media e madhe franceze: Si u bë autokrati Edi Rama, pasardhës i nomenklaturës së Shqipërisë staliniste, aleati më i mirë i perëndimorëve

Pjesë e shkrimit të “Mediapart”:

Kryeministri dinak shqiptar e di mirë që nuk duhet t'i vendosni të gjitha vezët në një shportë. Pasi priti Anthony Blinken, ai fluturoi për në Ankara për të parë mikun e tij Rexhep Tayyip Erdoğan: një miqësi shumë e fortë i  lidh këta dy burrat, të cilët shumëfishojnë takimet private dhe familjare. Kjo marrëdhënie e privilegjuar u ilustrua veçanërisht nga ndjekja e pamëshirshme e gylenistëve pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi. Tirana është madje i vetmi qytet në Evropë që ka ngritur një monument në nderim të viktimave të këtij puçi në tentative.

Më 20 shkurt, në afërsi të vizitës së Edi Ramës në Ankara, televizioni publik shqiptar nënshkroi një partneritet veçanërisht strategjik me TRT turke, një kanal i privilegjuar e propagandës së regjimit së Erdogan.

Përballë partnerëve të tij perëndimorë, Edi Rama nuk e ka aspak problem të imponojë përrallën që e favorizon. Ndryshe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gjithmonë i prirur të afrohet me Moskën dhe ne krahasim me kryeminsitrin tepër të trazuar kosovar, ai është ‘njeriu  stabilitetit’ në Ballkan. Miku ku mund të mbështetemi gjithmonë. Ia vlen të modifikojmë pak disa parime demokratike/ MEDIAPART - Syri.net 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco