Mandija: Ndaj Shqipërisë janë ngritur dy padi me vlerë 140 milionë euro në arbitrazhin e biznesit

19:56, 29/02/2024
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko për të komentuar paditë që dy kompani të huaja kanë hapur ndaj shtetit Shqiptar ishte Sekretarja anti korrupsion në PD, Ledina Mandija.

Mandija është shprehu se në arbitrazhin e investimeve në Washington janë dy çështje të hapura për Shqipëri që shkojnë në vlerën e 140 milionë euro.

"Në arbitrazhin e investimeve në Washington janë dy çështje të hapura për Shqipëri. Së pari kompania Kurum ka paditur shtetin shqiptar në arbitrazhin e investimeve në vlerën 100 milionë euro dhe në janar ka pasur një urdhër në lidhjen me marrjen e provave të reja.

Vitin e kaluar kompania EMS ka hapur një padi në vlerën 40 milionë euro për marrëveshjen me Alabar që ka miratuar qeveria në parlament për portin e Durrësin. Gjykata ka vendosur të gjykojë të dyja fazat si themelin po ashtu dhe juridiksionin për këto padi.

Ato janë investitor të huaj që vijnë në Shqipëri dhe janë të mbrojtur nga marrëveshjet bilaterale që kanë me shtet përkatëse pasi të dyja kompanitë që janë përballur me shkeljet e kanë modusin se si të mbrohen. Kryeministri Rama pat paralajmëruar se do të dalin nga konventa që mbron bizneset e huaja.

Qeveria shqiptare zgjidhi kontratën me Korumin dhe më pas me kompaninë EMS në lidhje me investimet që do të zhvillohen në Portin e Durrësit, menjëherë këto kompani me të përpallur me këto vështirësi e kanë paditur në gjykatën ndërkombëtare të biznesit paditë cilat shkojnë në shifrat 140 milionë euro."

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco