Mediapart: Rama bëri marrëveshje për refugjatët me Melonin, për të mbyllur hetimet e Antimafias italiane për lidhje me drogën

Mediapart: Rama bëri marrëveshje për refugjatët me Melonin, për të mbyllur hetimet e Antimafias italiane për lidhje me drogën

19:30, 29/02/2024
A+ Aa A-

Një ndër mediat më të mëdha investigative dhe më autoritare në Francë, “Mediapart” ka shkruar një artikull të gjatë për Shqipërinë ku e cilëson një vend me liri bazike të kufizuar që drejtohet nga një autokrat i korruptuar si Edi Rama, i cili ka blerë heshtjen e politikanëve perëndimorë. Në artikullin e ‘Mediapart’ theksohet se pranimi i refigjatëve që nisen drejt Italisë nga Rama u bë për arsye se kryministri shqiptar kërkon të heshtë këmbanat e alarmit që drejtësia italiane ka ngritur për eksportin masiv të drogës drejt Italisë.

Në artikull thuhet se Rama për të patur një imazh të mirë përtej Adriatikut (Itali) zgjodhi të pranojë refugjatët me qëllim që t’u bëjë ballë dyshimeve të vazhdueshme të prokurorëve italianë të Antimafias.

Pjesë nga artikulli:

Shqipëria tashmë u ka hapur derën shumë njerëzve. Pak muaj para se Rama të vinte në pushtet, paraardhësi i tij, Sali Berisha, kishte nënshkruar tashmë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, kushtet e së cilës nuk u bënë kurrë publike, e cila parashikonte transferimin e 230 muxhahedinëve iranianë, kundërshtarë të regjimit të Teheranit, që ishin në atë kohë refugjatë në Irak. Edi Rama nxitoi të zgjeronte perimetrin dhe tashmë 3000 prej tyre ndodhen në kampin e mbyllur të Ashraf 3, në portat e Tiranës, ku është krijuar një shoqëri e vogël tërësisht e mbyllur.

Në fund të gushtit 2021, pas rënies së Kabulit, Shqipëria, ashtu si fqinjët e saj, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, mirëpritën ish-bashkëpunëtorët afganë të forcave ndërkombëtare, që u evakuuan në konfuzion total. Edhe ata duhej të qëndronin vetëm gjatë kohës së shqyrtimit të aplikimit të tyre për vizë drejt Shteteve të Bashkuara ose një vendi të tretë. Shumë prej tyre kanë hapur susamin e çmuar. Sigurisht jo të gjithë, por nuk ka asnjë informacion mbi fatin e njerëzve të cilëve u ishte refuzuar viza.

Thelbi e kësaj pritjeje duket shumë më tepër politike sesa ekonomike. Në të vërtetë, kryeministri shqiptar akuzohet nga kundërshtarët e tij për mbajtjen e lidhjeve të ngushta me krimin e organizuar dhe po përpiqet të ‘blejë’ një imazh të mirë, veçanërisht në bregun tjetër të Adriatikut.

Lexo më shumë: Media e madhe franceze: Si u bë autokrati Edi Rama, pasardhës i nomenklaturës së Shqipërisë staliniste, aleati më i mirë i perëndimorëve

Menjëherë pas ardhjes së tij në pushtet, drejtësia italiane tundte këmbanat e alarmit për shtimin e prodhimit të kanabisit në Shqipëri dhe eksportin masiv të tij drejt Italisë.

Që atëherë, bashkëpunëtorët e ngushtë të Edi Ramës u është prishur rehati nga drejtësia, duke filluar nga ish-ministri i tij i Brendshëm, Saimir Tahiri, i fajësuar për trafik ndërkombëtar droge dhe i dënuar me tre vjet burg në shkurt të vitit 2022. Vendi është gjithashtu një pikë ndalimi i privilegjuarpër rrjetet e trafikut të mbetjeve, të kontrolluara gjerësisht nga Camorra napolitane. Për t'u bërë ballë dyshimeve të vazhdueshme të prokurorëve italianë të Antimafias, Edi Rama e di se asgjë nuk është më e rëndësishme se një miqësi solide me Romën. Kjo është arsyeja pse ai përpiqet të inskenojë afërsinë e tij me krerët e qeverisë italiane, që kur erdhi në krye të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco