Skrapari: Berisha shembi muret e diktaturës ndërsa Rama i lidhi me Vuçiçin dhe Putinin

18:41, 29/02/2024
A+ Aa A-

Në protestën kundër arrestimit politik të liderit të PD dhe opozitës, Sali Berisha ishte kryetarja e LDG në njësinë 5 Tiranë, Elizabeta Skrapari.

Skrapari është shprehu se nesër është 1 marsi, 79 vjet më pare kuçedra komuniste filloi luftën e  saj kundër opozitarizmit dhe futi në bankën e të akuzuarve 60 burra fisnik që i kishin shërbyer kombit shqiptar

"Nesër është 1 marsi, 79 vjet më pare kuçedra komuniste filloi luftën e  saj kundër opozitarizmit dhe futi në bankën e të akuzuarve 60 burra fisnik që i kishin shërbyer kombit shqiptar. Ata për 1 muaj kaluan tortura po kurrë nuk thanë që e duan komunizmin.

Komunizmi pushkatoi 5577 burra dhe 450 gra, vajtën në burgjet komuniste rreth 33 mijë burra dhe 7500 gra dhe për këta zonja duhet një obelisk.

A vriten poetët, shkencëtaret? Këto i bënte vetëm diktatori ndërsa përsëri sot jemi kthyer në diktaturë. Berisha shembi muret e diktaturës ndërsa sot Rama është i lidhur me Vuçiçin  dhe Putinin ndërsa rinia ka marrë rrugët e kurbetit."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco