Xhaferri: Dje i premtoi ndihmë financiare Ukrainës, sot  do t'i kërkojë ndihmë financiare BE!

Xhaferri: Dje i premtoi ndihmë financiare Ukrainës, sot do t'i kërkojë ndihmë financiare BE!

10:32, 29/02/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Dje në samitin për Ukrainën, lideri global Edi Rama, ndonëse drejton vendin më të korruptuar dhe të varfër në Evropë, u zotua për mbështetje financiare për Ukrainën, gjë që do mbetet vetëm në letër, pasi vendi ynë nuk e ka luksin të ofrojë ndihma të tilla. 

Sot zhvillohet Samit i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të lartë të BE me fokus integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian dhe zbatimin e planit të rritjes ekonomike.

Pas batutës së tij me dhëndrin dhe nusen në raport me integrimin, sot Edi Rama do kërkojë më shumë fonde nga BE për rajonin dhe pse e di që fondet nuk vijnë për shkak të korrupsioni pa fre të shpurës së tij.

Me fondet e BE për tërmetin u blenë vota, ndërsa fondet e BE për fermerët i përfituan oligarkët e bregut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco