KAFE SHQETO/ ‘Samiti i vendeve të pafuqishme, Berisha: Vuçiç shef interesin e vet – Nela: samiti i Ramës i diktuar nga Vuçiçi

10:01, 29/02/2024
A+ Aa A-

Të ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në syri tv kanë qenë Milaim Nela, mjek në profesion, analist dhe përfaqësues i diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe Hisen Berisha, deputet i PDK. Ata kanë komentuar zhvillimin e Samitit me Zelenskyn ne Tiranë.

Flavio Qarri: Çfarë shije ju la ajo dita e djeshme...?

Hisen Berisha: Çështja e parë që duhet vënë në pah është se Tirana megjithatë luajti një rol të një qendre prej nga përcillen mesazhe që janë në interes strategjike jo vetëm për rajonin dhe paqen por edhe për interesimin dhe strategjitë e vetë SHBA. Unë mendoj se SHBA kanë dërguar mesazhe të qarta përmes Tiranës edhe me këtë samit. Pastaj edhe Tirana po merr një rol të një qendre prej ku pastaj mund te zhvillohen përveçse paqeje, ose qofte traktate bashkëpunimi. Vizita e zotit Zelensky ka peshën e veçantë. Është një vend në luftë. Ne si shqiptarë dhe si popull paqedashës jemi deklaruar dhe rreshtuar ashtu si duhet në përkrahje të Ukrainës dhe dënimin e sulmit rus në Ukrainë, të paprovokuar të padrejtë, me pretendime okupimi dhe me mbështetjen tonë ,me aq sa kemi kapacitete si vende. Po flas tani edhe si Shqipëri edhe si Kosovës por edhe si përgjithësisht vendet e Ballkanit kapacitete tona për mbështetjen janë të limituara. Janë në aspeketin moral politik. Mund të jenë edhe në aspektin material, të materialeve të luftës siç janë municionet dhe armët. Unë mendoj se Serbia përkundër qëndrimeve të Vuçiçit, pastaj hipokrizisë që po e shfaq, ai është i angazhuar sepse fundja e fundit ai e shef edhe interesin vet, qoftë politik, ekonomik apo strategjik në mbështetjen e Ukrainës, kuptohet jo në rrugë të drejtpërdrejta. Mendoj se ky samit e ka krijuar një imazh të vendeve të pafuqishme në aspektin ekonomik, ushtarak dhe monetar. Por rezoluta kishte dy çështje siç ishte thirrja për integrim të Ukrainës dhe thirrja për fuqitë e mëdha që ta mbështesin Ukrainën….

Milaim Nela: Zoti Berisha përdori një frazë interesante, vende të pafuqishme. Dmth ky ishte samiti i vendeve të pafuqishme të Europës Juglindore. Dhe siç e kam thënë edhe në një shkrim i vetmi vende serioz në atë takim, vështirë të thuash Samit sepse i mungonin shumë elemente të një samiti serioz, ishte Kroacia. Dhe në fakt duhet thënë samiti i Ramës i diktuar nga Vuçiçi. Sepse, përveç frazës unë habitem sesi në atë deklaratën përfundimtare u përdor ajo shprehja e Agresionit ushtarak të paprovokuar të Rusisë, sepse të gjitha korrigjimet që Vuçiçi donte të ja bënte deklaratës, ja bëri. U hoq fjala sanksione. U hoq fjala veprimet malinje të Rusisë. U mblodhën ato shtete të ballkanit dhe pak më gjerë ku asnjë shtet nuk kishte simbolet e shtetit të tij që ishin ulur në atë tavolinë. Asnjë shtet nuk kishte simbolet kombëtare dhe kjo është përtej skandalit. Eshtë jashtë çdo proporcioni për peshën politike që ka Shqipëria. Të gjitha këto shtete përjashtuar Srerbinë që është fuqizuar që nga koha e luftës në Kosovë dhe ka synime militariste dhe ekspansioniste në Ballkan për krijimin e botës serbe dhe Vuçiçi arriti që këtë takim këtë samit të lidervë ta kthejë në funksion të demonstrimit të forcës të Serbisë, qoftë në aspektin diplomatik, qoftë edhe me gjera duke ruajtur drejtpërsëdrejti interesat ruse. Unë jam shumë i bindur që ambasadori i Rusisë në Tiranë ka qenë jashtëzakonisht i lumtur në përfundimin e këtij takimi sepse arriti që të ruhet fytyra e Rusisë. Unë nuk e di se cilat janë shkaqet reale të ardhjes së Zelenskyt në Tiranë duke e ditur që Shqipëria nuk ka absolutisht asnjë lloj peshe në zhvillimin e luftës në Ukrainë….

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco