VIDEO/ Gazetari italian provokon Ramën në tapetin e kuq: A do paguash Beketin?

09:58, 29/02/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama vazhdoi sfilatën edhe sot në tapetin e kuq për një tjetër samit që më shumë zhvillohet për shfaqje.

Por teksa ishte në tapetin e kuq, një gazetar italian e ka pyetur Ramën për një çështje më konkrete.

“A do paguash për Françesko Beketin”, ka qenë pyetja e gazetarit për Ramën.

“Nuk e njoh,” u përgjigj Rama, dukshëm i bezdisur nga fakti që po i prishej sfilata në tapet.

Kujtojmë se gjoba astronomike për Beketin ka filluar të japë pasoja, për shkak se disa nga llogaritë e shtetit shqiptar në botë kanë nisur të bllokohen.

Gazetari italian ngriti pretendimin e shfaqur në mediat italiane se paratë që Beketi ka fituar në arbitrazh, mund të mbahen nga paratë që qeveria italiane do i japë Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve. I pyetur për këtë çështje, Rama tha: “Zero lekë do të marrë”.

Pastaj gazetari e pyet çfarë ndodh me marrëveshjen nëse ndryshohet pushteti dhe Rama i thotë ‘dhe 5 vjet jam unë këtu’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco