Mungesa e barnave, Dr. Toma: Rutinë këto 10-11 vjet, po vetëm shteti mund t'i eliminojë ngërçet artificiale

Mungesa e barnave, Dr. Toma: Rutinë këto 10-11 vjet, po vetëm shteti mund t'i eliminojë ngërçet artificiale

09:55, 29/02/2024
A+ Aa A-

"A është bërë ndonjëherë pranë Ministrisë së Shëndetësisë apo ndonjë institucioni tjetër një analizë ose të jetë detyrim që çdo tremujor të raportohet për gjendjen e barnave sidomos për një kategori të pacaktuar barnash, të cilat janë molekula që nuk ndërrohen me molekula të tjera?! - Asnjëherë s’bëhet ky raportim!"

Mungesa kronike e disa llojeve të barnave në farmaci vazhdon prej 10 vjetësh dhe ekspertët e fushës ngulmojnë vetëm në nj pikë: Në funksionimin e shtetit! 

Dr. Diana Toma, ish-Presidente e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë shprehet se duhen eliminuar “ato ngërçet artificiale që krijohen në rrugën për t’u futur bari në tregun shqiptar.”

Në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV sot u trajtua problemi i mungesës prej muajsh të disa barnave të nevojshme për të sëmurët me astmë bronkiale dhe ndër të tjera, znj. Toma, e pyetur se si mund të zgjidhet ky problem, u shpreh:

“Fakti që institucionet ekzistojnë tregon se “rrota” qenka mes nesh, po neve na mungon “grasoja”, lubrifikimi, që ta jep vetëm prezenca e një shteti serioz në funksionimin e tij, - theksoi doktoresha.

“Ju thatë që mungon ky bar, ai bar...

Të rrish të numërosh ndër vite, a e dini sa barna mungojnë?! - Sot është bërë prezent mungesa e Salbutamolit apo e Madoparit e ju garantoj që javën tjetër do të jetë emergjencë mungesa e një bari tjetër. Është një historik që 10-11 vitet e fundit është bërë rutinë në sistemin farmaceutik dhe problemi është vetëm një: Pacienti mbetet i pamjekuar!

Kush e ka përgjegjësinë për të mjekur pacientin?! Aktiviteti privat?! - Jo, nuk e ka ai përgjegjësinë!

Ky aktivitet privat, si funksionon?! - Me rregullat që përcakton shteti!

Pra, neve të tëra rrugët e zgjidhjes na çojnë te funksioni i shtetit! Institucionet po prapë i ka krijuar shteti; është fryma e shtetit që përcakton edhe mënyrën se si do të funksionojnë ato.

Kështu, që nëse duam një treg farmaceutik të furnizuar dhe një pacient të garantuar për problematikat që ai, duhet që të funksionojnë të tëra hallkat, duhet që ato kriteret mbi cilësinë e barit dhe mënyrën e futjes ë barit të jenë shumë strikte.

Çfarë duhet të jetë me fleksibilitet më të lartë?! - Ato ngërçet artificiale që krijohen në rrugën për t’u futur bari në tregun shqiptar.

A është bërë ndonjëherë pranë Ministrisë së Shëndetësisë apo ndonjë institucioni tjetër një analizë ose të jetë detyrim që çdo tremujor të raportohet për gjendjen e barnave sidomos për një kategori të pacaktuar barnash, të cilat janë molekula që nuk ndërrohen me molekula të tjera?! - Asnjëherë s’bëhet ky raportim!

A kërkohet një garanci apo shteti vetë a jep garanci që të paktën pacientët, në rastin konkret ata që  vuajnë nga astma bronkiale, për tre muaj del shteti garant për t’ua garantuar barin?! – Jo!”

Ndiqni në vazhdim intervistën e plotë me Dr. Diana Tomën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco