‘Freedom House’ rrëzon ‘14 majin’: S'ka liri pa një qeveri të zgjedhur me votë

‘Freedom House’ rrëzon ‘14 majin’: S'ka liri pa një qeveri të zgjedhur me votë

09:42, 29/02/2024
A+ Aa A-

Pas OSBE/ODIHR, një tjetër organizatë e njohur rrëzon zgjedhjet lokale të 14 majit.

Bëhet fjalë për organizatën ‘Freedom House’ me seli në Uashington ka publikuar raportin vjetor ku vlerëson se Kosova dhe Shqipëria mbesin vende “pjesërisht të lira” pavarësisht përparimit në disa fusha për avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve.

Ekspertja e organizatës “Freedom House” për Ballkanin, Alexandra Karppi, thotë për Zërin e Amerikës se mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale vazhdojnë të përbëjnë shqetësim në Shqipëri. Ajo përmendi zgjedhjet lokale, gjatë të cilave, sipas saj, “nuk është krijuar një mjedis për zgjedhje më të lira dhe më të drejta.”

Por në fakt, i gjithë raporti sivjet i përkushtohet manipulimeve zgjedhore. Sipas Freedom House, rënia e vazhdueshme e demokracisë në botë vjen për shkak të abuzimeve zgjedhore.

“Nuk ka liri pa një qeveri të zgjedhur me votë”, thuhet në raport.

“Manipulimi i zgjedhjeve ishte një nga shkaqet kryesore të rënies globale të lirisë në vitin 2023, duke ulur rezultatet në 26 vende. Manipulimi zgjedhor jo vetëm që ishte i përhapur, por mori edhe një gamë të gjerë formash. Ndër më tronditësit ishin përpjekjet për të përmbysur rezultatin e një zgjedhjeje pas faktit,” thuhet në raport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco