Sot Samiti Ballkani Perëndimor-BE, vjen Varhelyi, sërish masa sigurie dhe bllokime rrugësh

Sot Samiti Ballkani Perëndimor-BE, vjen Varhelyi, sërish masa sigurie dhe bllokime rrugësh

07:16, 29/02/2024
A+ Aa A-

Sot në Tiranë do të zhvillohet Samiti Ballkan Perëndimor-Bashkimi Europian, i cili pason Samitin e djeshëm Ukrainë - Evropë Juglindore. 

Në këtë Samit të dytë do marrin pjesë liderë të Bashkimit Europian si edhe zyrtarë të lartë të Brukselit dhe tema është integrimi europian i Ballkanit Perëndimor. 

Punimet nisin në orën 9:30 në Pallatin e Kongreseve dhe do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi, i cili, bashkë me Kryeministrin Edi Rama do të mbajnë fjalën hapëse dhe do të ndjekin firmosjen e marrëveshjes midis Ministres së Arsimit, Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe Rektores së Kolegjit të Evropës Federika Mogherini.

Agjenda 

09:30 DOORSTEP, MBËRRITJA E LIDERËVE (Pallati i Kongreseve)

09:45 FJALËT HAPËSE KRYEMINISTRI RAMA – KOMISIONERI VARHELYI

10:45 FOTO FAMILJARE

12:00 FIRMOSJA E MARRËVESHJES

12:30 KONFERENCË PËR SHTYP

LISTA E PJESËMARRËSVE:

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë

Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi

Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës

Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin

Majlinda Bregu – Sekretare e Perëgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal

Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s

Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor

Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore

Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin

Maja Pishkeviq –  Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor

Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)

Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës

Ines Muçostafa -  Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA

MASAT E SIGURISE

Sakaq, në kuadër të samitit që do të mbahet këtë të enjte, policia e Shtetit ka marrë një sërë masash, në kuadër të të cilave janë edhe bllokimi i disa prej aksese rrugore në kryeqytet.

Më datë 29, nga ora 12:00 deri në orën 14:00 do të ketë ndalim qarkullimi, në Rrugën e Elbasanit, Unaza e madhe perëndimore – ish-sheshi “Shqiponja” – Qafë Kashar - Rinas-aeroporti “Nënë Tereza”;

Rrugët që përfshihen në perimetrin e sigurisë së aktiviteteve dhe takimeve të pjesëmarrësve në Samit, do të kenë ndalim qarkullimi nga ora 08:00 e datës 28.02.2024 deri në orën 16:00 të datës 29, konkretisht:

Rruga “Dervish Hima” nga Rruga e Elbasanit deri tek Coin;

Rruga “Papa Gjon Pali II”, nga RTSH deri tek Coin;

Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri tek Presidenca; 

Rruga “Ukraina e lirë”, nga Gjykata Kushtetuese deri tek Vila 30;

Rruga “Themistokli Gërmenji”, nga Rruga e Elbasanit deri tek rruga “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Faik Konica”, nga degëzimi i Ambasador 3 deri tek rruga “Dervish Hima”;

Rruga “ Gjergj Filipi”, sheshi “Italia”, nga rruga “Faik Konica” deri tek hotel “Mariot”;

Blevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-hotel Dajtit deri tek sheshi “Nënë Tereza”

Për qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 28 dhe 29.02.2024, gjatë fashës orare të bllokimit të rrugëve, do të ndjekin përkatësisht drejtimin:

Vorë - Fushë Prezë - Rinas dhe kthim; 

Fushë Krujë – Valias - Rinas dhe kthim; 

Nga Juglindja dhe Tirana, do të ndjekin Unazën lindore - Farmacia 10 - Stacioni i Trenit - Bulevardi i Ri - Paskuqan - Kamëz - Valias – aeroporti “Nënë Tereza” dhe kthim në të njëjtin itenerar.

Për banorët dhe automjetet që gjenden në rrugët dhe blloqet e banimit, brenda perimetrit të sigurisë dhe rrugëve me bllokime të gjata në kohë, në varësi të agjendës së delegacioneve, me miratimin e drejtuesve të shërbimeve, do të lejohen të hynë dhe dalin, përkatësisht nga:

Blloku i banimit tek “Ambasador 3”, nga rruga “Sheh Ahmet Pazar” ose Faik Konica;

Blloku i banimit në rrugët “Themistokli Gërmenji”, “Jul Variboba”, “Fatmir Haxhiu” dhe “Papa Gjon Pali II”, në drejtim hyrës dhe dalës drejt Rrugës së Elbasanit;

Blloku i banimit tek dy kullat në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Ukraina e lirë”, në drejtim hyrës dhe dalës të kufizuar nga shërbimet e sigurisë dhe dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas kthim i detyruar drejt bulevardit “Bajram Curri”;

Rruga “Lek Dugagjini” (para Universitetit) duke vijuar në rrugën “Faik Konica” (pas stadiumit), me dalje në Rrugën e Elbasanit, do të jetë e lirë për kalimin e mjeteve dhe qytetarëve (përjashto rastet kur ka kufizim në Rrugën e Elbasanit).  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco