Gjykata e Lartë amerikane 'lëviz shpejt', do të vendosë mbi pretendimet për imunitetin e Trump

Gjykata e Lartë amerikane 'lëviz shpejt', do të vendosë mbi pretendimet për imunitetin e Trump

23:40, 28/02/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë do të vendosë nëse ish-presidenti DonaldTrump është ka imunitet për ndjekjen penale lidhur akuzat për përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet e 2020-ës.

Gjykata, e cila ka një shumicë konservatore 6-3, vendosi të mërkurën të dëgjojë pretendimet e zotit Trump se ai duhet të mbrohet nga përgjegjësia penale.

Vendimi shënon herën e parë që gjykata shqyrton një çështje të tillë.

Një panel i Gjykatës së Apelit në SHBA kishte hedhur poshtë argumentin e zotit Trump se ai gëzon imunitet presidencial.

Trump kishte pohuar në çështjen ligjore se ai kishte imunitet ndaj të gjitha akuzave penale për aktet që ai tha se i përkisnin detyrave të tij si president.

Por gjykata e apelit vendosi unanimisht kundër 77-vjeçarit, duke shkruar se: "Ne nuk mund të pranojmë pretendimin e ish-presidentit Trump se një president ka autoritet të pakufizuar për të kryer krime që do të neutralizonin kontrollin më themelor të pushtetit ekzekutiv - njohjen dhe zbatimin e rezultateve tëzgjedhjeve".

Ai e apeloi çështjen në Gjykatën e Lartë dhe kërkoi të pezullohej vendimi.

Në faqen e tij "Truth Social", Trump përshëndeti vendimin e së mërkurës dhe pretendoi se pa imunitet "presidentët do të jenë gjithmonë të shqetësuar, madje edhe të paralizuar, nga perspektiva e ndjekjes penale dhe hakmarrjes së padrejtë pasi të largohen nga detyra".

"Kjo madje mund të çojë në zhvatjen dhe shantazhimin e një presidenti," shkroi ai.

Trump u akuzua vitin e shkuar për manipulim të dëshmitarëve dhe komplot për të mashtruar SHBA-të në gjykatën federale në Washington DC mbi përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj Joe Biden-it.

Jack Smith, i cili u emërua si prokuror special i hetimit, ngriti akuzat kundër zotit Trump dhe bëri thirrje që gjyqi të mbahej këtë vit.

Gjykata mund të kishte lënë në fuqi vendimin e gjykatës së apelit, gjë që do të lejonte rifillimin e procesit gjyqësor.

Mirëpo, një minimum prej katër nga nëntë gjyqtarë votuan për të shqyrtuar çështjen. Kjo sugjeron që ka një debat brenda gjykatës nëse zoti Trump ka sadopak imunitet nga ndjekja penale.

Vendimi ka potencialin të shtyjë seriozisht gjyqin, i cili fillimisht ishte planifikuar për në mars.

Argumentimet në çështjen e Gjykatës së Lartë janë caktuar për javën e 22-të prillit dhe çdo gjykim do të duhet të presë derisa të merret një vendim.

Edhe pse një vendim mund të merret me shpejtësi, drejtësia mund të vendosë që ish-presidenti ka imunitet nga ndjekja penale, ose të dalë me një vendim që shtyn më tej veprimet ligjore.

Udhëzimet e Departamentit të Drejtësisë kufizojnë veprimet prokuroriale në hetimet sensitive politike brenda 60 ditëve pas zgjedhjeve - që do të thotë se prokurorët përballen me një afat në fillim të shtatorit.

Dhe nëse zoti Trump fiton në nëntor, ka shumë gjasa që çështja të mos arrijë kurrë në gjyq. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë mund të heqin ose pezullojnë për një kohë të pacaktuar hetimin e prokurorit special ose ai mund të ndërmarrë hapin e paprecedent për të falur veten.

Kandidati kryesor republikan për president po përballet me një mori akuzash të tjera penale federale dhe shtetërore.

Ish-presidenti po përballet me një gjyq që fillon në fund të marsit me akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit për pagesën e një shume parash për të heshtur që i ka bërë një ylli porno.

Gjykata e Lartë po dëgjon gjithashtu argumentet në një çështje të veçantë që vlerëson nëse zoti Trump mund të skualifikohet nga kandidimi për një mandat të dytë për kryerjen e "kryengritjes" sipas Amendamentit të 14-të.

Trump është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat, duke iureferuar shpesh si "gjueti politike shtrigash"./BBC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco