Ish-ministri i Jashtëm i Ramës rrëzon propagandën: Ky nuk quhet Samit, ishte një aktivitet i përbashkët

Ish-ministri i Jashtëm i Ramës rrëzon propagandën: Ky nuk quhet Samit, ishte një aktivitet i përbashkët

23:27, 28/02/2024
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, është shprehur se takimi i sotëm mes liderëve të rajonit dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk është një Samit, por thjesht një aktivitet i përbashkët.

Komentet Bushati i bëri në një lidhje për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se ky aktivitet nuk përmbush parametrat e një samiti as nga pikëpamja e thelbit dhe as nga e formës.

Ai shtoi gjithashtu se qëndrimi i Shqipërisë lidhur me luftën në Ukrainë gjatë këtyre viteve është për t’u vlerësuar.

“Do të doja të bëja një ndarje mes pjesës dypalëshe, segmentit të vizitës dypalëshe dhe vlerësimin për qëndrimin që ka mbajtur Shqipëria për Ukrainën që me aneksimin e Krimesë dhe më pas me qëndrimin në Këshillin e Sigurimit.

Marrëveshja e firmosur apo protokolli i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës do të hapë horizonte të reja mes vendeve tona. Ndërkohë pjesa tjetër e aktivitetit unë do të ngurroja ta quaja Samit, por vetëm një aktivitet të përbashkët, sepse nuk përmbush parametrat e një samiti as nga pikëpamja e thelbit dhe as nga e formës.

Nga pikëpamja e formës që të shkojmë në një samit duhet të dalin diplomatët, ministrat, të bëhen kompromiset e nevojshme, të sheshohen disa gjëra, etj. Çështja tjetër që duhet analizuar më thellë lidhet me pjesëmarrësit në këtë format”, tha Bushati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco