Samiti për Ukrainën/ Abilekaj: Vuçiç dhe Serbia masakruan rezolutën e firmosur

Samiti për Ukrainën/ Abilekaj: Vuçiç dhe Serbia masakruan rezolutën e firmosur

23:18, 28/02/2024
A+ Aa A-

Analisti Enton Abilekaj është shprehur se në Samitin e sotëm në Tiranë nuk kishte ndonjë ofertë për Ukrainën, por vetëm një rezolutë, të cilën e quajti të masakruar nga Serbia.

Komentet Abilekaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se në rezolutën e firmosur sot në Tiranë, fajtori (Serbia) shmangej nga deklarata.

Ai tha po ashtu se idetë se Zelensky do të shpallte sot njohjen e Kosovës nga Tirana dolën iluzione, pasi sipas tij, kur presidenti ukrainas shkoi në Kiev, falenderoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Kemi disa debate në rajonin tonë. E para është një ide që Serbia është një vend që po të përkëdhelet mund të dalë në anën e Perëndimit. Dhe duke u integruar në Perëndim, do gjendet zgjidhja edhe për Kosovën edhe për rajonin. Për të dhënë këtë ide është krijuar edhe ideja e Ballkanit të Hapur.

A ishte e dobishme Shqipëria në këtë rast? Në këtë Samit? Ne mblodhëm 6 liderë të Ballkanit dhe u bënë diskutime, por nuk pati asnjë ofertë. Oferta jonë e vetme ishte një rezolutë, një deklaratë e masakruar nga Serbia. Ku fajtori shmangej nga deklarata.

Duhet të bëhej deklaratë preventive që agresori të dënohej. Në Ballkan ka vetëm një agresor që është Serbia dhe kjo deklaratë u hoq. Sapo u kthye në Ukrainë zotëria falenderoi Vuçiç, për çfarë e falenderoi? Flitej që jo Ukraina do njohë Kosovën… Ça janë këto?”, tha Abilekaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco