Zelensky lë Shqipërinë, presidenti Ukrainës largohet përmes Aeroportit ‘Nënë Tereza’

Zelensky lë Shqipërinë, presidenti Ukrainës largohet përmes Aeroportit ‘Nënë Tereza’

22:04, 28/02/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u largua nga Shqipëria. Ai ishte i pranishëm këtë të mërkurë në samitin për Ukrainën të zhvilluar në Tiranë.

Pas vizitës në Shqipëri, presidenti i Ukrainës do të takohet me presidentit e Moldavisë ku  situata është disi e tensionuar.

 Në përfundim të Samitit të Ukrainës dhe vendeve të Evropës Juglindore, presidenti Volodymyr Zelensky, apeloi që të vijojë ndihma e Perëndimit ndaj Ukrainës, pasi Rusia nuk do të ndalet vetëm në vendin e tij.

Zelensky tha se Moska nuk e ka gëlltitur rezistencën e Ukrainës dhe ndaj mund të kërkojë destabilizimin e vendeve të vogla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco