VIDEO/ Softa: Situata me krimin shqetësuese, duhet punë bindëse për të dorëzuar armët e krimit nga popullsia

21:58, 28/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV me moderatorin Arben Mevlani për të folur mbi krimet që ndodhën në një hark kohor mjaft të shkurtër mbrëmjen e sotme ishte eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Softa është shprehu se ky vit ka nisur me ngjarje të rënda që e kanë tronditur opinionin publik dhe janë një shqetësim për sa  i përket se të shumicën e rasteve ngjarjet kanë në brendësi të tyre armët e zjarrit.

"Ky vit ka nisur me ngjarje të rënda që e kanë tronditur opinionin publik dhe janë një shqetësim për sa  i përket se të shumicën e rasteve ngjarjet kanë në brendësi të tyre armët e zjarrit.

Nuk kemi më grupe kriminale që bëjnë atentate mes grupeve të krimit por në çdo rast banal kemi përdorimin e armeve të zjarrit, çdo njeri që ka në mendje të bëjë një krim e gjen lehtësisht armen.

Këto ngjarje po ndodhin në një hark kohor që jemi në muajin e dytë të vitit dhe jo në sezonin e kthimit të emigrantëve ku importohen ngjarjet nga jashtë vendit.

Duhet të ketë një amnisti ku të falen të gjithë personat që disponojnë armë krimi dhe i dorëzojnë në polici, kjo do të sygjeroja të shoqërohej dhe me një shpërblim për të gjithë ata që dorëzojnë armën e krimit pasi një armë vret."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco