Meta: Ballkani i Hapur ishte përpjekje për ta fuqizuar dominimin e Serbisë në rajon

Meta: Ballkani i Hapur ishte përpjekje për ta fuqizuar dominimin e Serbisë në rajon

22:00, 26/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë se iniciativa e Ballkanit të Hapur ishte një përpjekje për të fuqizuar dominimin e shtetit të Serbisë në rajon.

Madje sipas Metës, Ballkani i Hapur ishte një përpjekje për ta paraqitur Kosovën si shtet defunksional dhe destruktiv ndaj iniciativave të tilla.

‘Në fund të fundit Ballkani i Hapur ishte thjeshtë një përpjekje jo vetëm për t’i dhënë një lidership të pamerituar Serbisë dhe Vuçiqit, pasi Ballkani i Hapur ishte një përpjekje për të fuqizuar dominimin e Serbisë në rajon.

Nuk ishte një marrëdhënie partneriteti, aspak transparente bazuar në akte, mbi dokumente, mbi vlera, standarde siç është për shembull procesi i Berlinit. Njëkohësisht Ballkani i hapur në gjithë mënyrën si u konceptua ishte një provokim, një përpjekje për të vendosur në cep shtetin e Kosovës dhe për ta bërë atë që të ishte defunksional ose për t’u paraqitur sa më destruktiv ndaj iniciativave të tilla’, tha Meta në emisionin ‘Këndi i Debatit’ në Tëvë1.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco