Bushati: Nuk mendohej në vitin 1993-94 që shqiptarët të prodhonin një revolucion, ku do të ndryshonin dhe vetë maqedonasit

21:39, 26/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisonin Çim Peka Live në SYRI TV për të folur mbi situatën me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ishte analisti,  Andi Bushati.

Bushati është shprehur se nuk mendohej në vitin 1993-94 që shqiptarët të prodhonin një revolucion që do të ndryshonin dhe vetë maqedonasit

"Duke dëgjuar zotin Mexhiti edhe unë dhe një pjesë e publikut që nuk e ndjek politikën e Maqedonisë së Veriut sheh si të thuash gjysmën bosh të gotës, e them këtë sepse duket që gjendja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është më keq se dje.

Në fakt një shqiptar nga Shqipëria që futet në kufij dhe sheh policin që flet shqip e kupton që gjërat kanë ndryshuar. Sot shqiptarët kanë tre universitete. Ju përmendet sot Skënderbeun, dje të ngrije flamurin e Shqipërisë në ballkon përfundoje në burg ndërsa sot busti i Skënderbeut është në mesin e Shkupit.

Nuk po them se kemi një kryeministër shqiptar dhe tetë ministra në qeveri, fakti që ju thatë se ishte në dorën e shqiptarëve të çmontonin më në fund regjimin e Gruevskit tregon një pjesë të kombit të emancipuar. Nuk mendohej në vitin 1993-94 që shqiptarët të prodhonin një revolucion që do të ndryshonin dhe vetë maqedonasit. Në një shtet që problemi nacional është i fortë, shqiptarët nën udhëheqjen e BDI kanë evoluar, a mund të bëhet më shumë-po padiskutim që mund të bëhet më shumë, por si mund të bëhet më shumë, duhet ta diskutojmë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco