VIDEO/ Izet Mexhiti: Kryeministri në Maqedoni është shqiptar, por shqiptarët nuk përfitojnë aspak

21:30, 26/02/2024
A+ Aa A-

 Kryetari i Lëvizjes Demokratike në Maqedoni, ish-kryetari i Komunës së Qairit, dhe drejtuesi i opozitës së bashkuar në Maqedoni, Izet Mexhiti i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se të qenit shqiptar kryeministri i vendit, kjo nuk do të thotë se shqiptarët kanë përfituar gjë.

Sipas tij, në këto vitet e fundit, është rritur shumë numri i largimeve nga qytetet shqiptare.

‘Është bërë kryeministër shqiptar dhe i gjithë popullit të jetë i kënaqur.

Me këtë qeverisje na ndodh emigrimi alarmant i shqiptarëve.

Përveç Shkupit, Kumanovë dhe gjithë qytetet e tjera janë të përgjysmuara.

Unë them me fakte, në fshatin Matesh në Likovë, 200 të rinj janë larguar për në Europë.

Mos të flas për Kërçovë, Strugë, apo të mos flas për Dibër që më shumë ka dibranë në në Nju Xhersi se në Dibrën e tanishme.

Kjo ndodh në 3 vitet e fundit ku dikush thotë që kam shumë pushtet.

Kjo që shqiptarët kanë nominalisht pushtet, kjo nuk transmetohet tek qytetarët.

Një prej shtyllave të marrëveshjes së Ohrit për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve, ka qenë punësi i shqiptarëve. Ka lëvizë këto 20 vite.

Por vitet e fundit, ka një mekanizëm balancues. Çdo institucion kur hap konkurs për punonjës të rinj, duhet ti përmbahet balancimit, që të punësojnë nga komunitetet që mungojnë.

Kanë arritur edhe këtë ta keqpërdorin, maqedonas që shkon aty, deklarohet në moment si shqiptar dhe punësohet si shqiptar.

E kjo ndodh kur shqiptarët kanë kryeministrin e tyre, kanë ministrin e administratës dhe ministrin e financave.

Në vend që pala tjetër të lutet për një punësim, sepse këto janë 3 filtrat që duhet të kalojë për punësim, që të delegohet buxheti’, tha Izet Mexhiti në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco