Plas në RTSH/ Dorëhiqen dy drejtorë

Plas në RTSH/ Dorëhiqen dy drejtorë

21:25, 26/02/2024
A+ Aa A-

Në Radio Televizionin Shqiptar nuk kanë të ndalur largimet.

CNA ka mësuar se këtë të hënë kanë dhënë dorëheqjen dy drejtorë të tjerë

Burime zyrtare bënë me dije per CNA se janë dorëhequr drejtori juridik, Enkelejd Lamaj dhe drejtori i prodhimit, Vladimir Grori.

Këto poste nuk kanë ende një zëvendësues. Gjithashtu, asnjë person nuk ka pranuar emërimin si nëndrejtor i institucionit.

Të njejtat burime i thanë CNA-së se Alfred Peza ka propozuar një kandidaturë për nëndrejtor, por po e tërheq për shkak se nuk plotëson kriteret.

Kujtojmë se Lamaj dhe Grori nuk janë të vetmët drejtorë që janë larguar nga RTSH.

Pasi drejtimin e televizionit shtetëror e mori Alfred Peza, një sërë drejtorësh janë dorëhequr, ndërsa vetë gazetari që drejton RTSH-në ka kryer shkarkime masive.

Në skandalet e RTSH është përfshire dhe kreu i Këshillit Drejtues, Leka Bungo.

Për këto shkarkime ish-punonjësit e RTSH-së kanë bërë kallëzim në SPAK. CNA ka publikuar dy ditë më parë padinë e firmosur nga mbi 20 punonjës kundrejt Pezës.

Sipas tyre, shkarkimet janë kryer pa asnjë bazë ligjore dhe në shkelje të Kodit të Punës. Në padi theksohet se të tjerë kolegë janë detyruar të japin dorëheqjen nga shantazhet dhe presionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco