‘Kosova është Serbi’/ Arifi: Deklarata të rënda që po tolerohen nga bashkësia ndërkombëtare

20:04, 26/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orë 19.00 në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko ishte eksperti i marrdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi.

Arifi është shprehur se deklaratat e kryeministres serbe vijnë pasi e ka lejuar bashkësia kombëtare të shprehet se Kosova është Serbi dhe e dyta është se mund të ketë ndonjë takim mes Serbisë dhe Kosovës po nuk besoj te suksesi pasi parametrat në terren nuk janë të favorshme dhe palët janë të fortifikuar me qëndrimet e tyre.

"Opozita në Kosovë i ka politikat e veta dhe dëmtimi i raporteve me SHBA-në nuk i konvenon asnjërës parti. Është duke munguar një komunikim i sinqertë mes opozitës dhe pozitës dhe nuk ka pasur asnjë komunikim real për çështjet jetike të vendit.

Qeveria në një farë mënyre qëllimisht po i shkëput raportet me opozitën dhe të ndërmarrë veprime populiste. Ne i kemi humbur 1 vit duke u marrë me tabela edhe pse është një fitore e vogël për vendin tonë

Deklaratat e kryeministres serbe vijnë pasi e ka lejuar bashkësia kombëtare të shprehet se Kosova është Serbi dhe e dyta është se mund të ketë ndonjë takim mes Serbisë dhe Kosovës po nuk besoj te suksesi pasi parametrat në terren nuk janë të favorshme dhe palët janë të fortifikuar me qëndrimet e tyre."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco