VIDEO/ Berisha përsërit pyetjen për Maneku-Gjokën dhe i drejtohet Dumanit: Nga të erdhën ty fondet për t’u bërë me tre shtëpi?

19:39, 26/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur në tubimin qytetar, i ka drejtuar sërish disa pyetje gjyqtares Irena Maneku-Gjoka.

Ndërsa për Altin Dumanin, drejtuesin e SPAK, Berisha e pyet se nga i kanë ardhur fondet për t’u bërë me tre shtëpi.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Drejtësia shqiptarë është katastrofa më e madhe pas rënies së Perdes së Hekurt në Europë.

Është sistemi më pengmarrës i ngritur në ndonjë vend.

Shikoni kush kryeson Gjykatën Speciale. Shikoni kush është ajo.

Edhe njëherë i bëj thirrje sonte: thuaji shqiptarëve, je përzënë nga ndonjë vend fqinj? Je ndëshkuar nga ndonjë vend fqinj për punë llumi? Apo je aty dhe shkëlqen?

Turp të kesh, të them unë.

Po ti Duman, që gjer në vitin 2016 kë pasur të regjistruar tre apartamente me rrogën tënde dhe të bashkëshortes, shqiptare dhe shqiptarë, pyeteni veten se cili nga ju mund të blinte tre apartamente me rrogën në shtet dhe me disa përkthime?

Asnjë, asnjë, asnjë!

Duman, pas 54 vite punë, kam arritur të blej 30 metra katrorë apartament më shumë se ç’kam patur në diktaturë.

Nga të erdhën ty fondet për t’u bërë me tre shtëpi? Apo t’i di Edi Rama dhe të mban për zverku.

Thuajua shqiptarëve dhe largohu se e ke bërë Kushtetutën si statutin e partisë tënde që e shkelmon çdo ditë.

Po ai tjetri, Kraja? Po Sadushi me veting sekret? Po Panda me veting sekret?

Zotëri, kjo është drejtësia e të marrurve peng, drejtësia e pengmarrjes, më e shëmtuar në historinë e një vendi.

Të gjitha i kontrollon Edi Rama.

Për të sosur kontrollin e tij, duhet t’u informoj meqenëse këta vendosin censurën dhe qytetarët kanë mundësi të marrin të vërteta vetëm në Rrugën e Shpresës, vetëm nga kjo dritare, çdo natë do bëj publike të reja të tjera.

TUBIMI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco