SYRI TV/ Liderët e Rajonit në samitin e investimeve, Rama nostalgjik për 'Ballkanin e Hapur'

14:08, 26/02/2024
A+ Aa A-

Samiti i investimeve të balllkanit përëndimor, ku morën pjesë liderët e Rajonit, u kthye në një arenë përplasjes politike.

Kryeministri Edi Rama, u shfaq nostalgjik për nismën e Ballkanit të hapur duke thënë se ky projekt, u sulmua për të marrë vota për politiken e brendshme.

Nga ana tjeter, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç dhe kryeministri i Kosovës shkëmbyen replika, në samitin e mbajtur në Londër. 

SYRI TV

Kryeministri  Edi Rama u shfaq nostalgjik për nismën e ballkanit të hapur, gjatë samiti të investimeve të ballkanit perendimor, që bëri  bashkë liderët e Rajonit.

Ndërsa në folus të samitit ishin investimet në Rajonin e Ballknait Perëndimor, Rama vlerësoi projektin e 'Open Balkan' ndërsa sulmoi sërish kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se disa vende nuk u bënë pjesë e kësaj nisme, për të marrë vota në politikën e brendshme. 

Krijuam Ballkanin e Hapur, për shkak se pamë që Procesi i Berlinit s’mund të sillte rezultate. Me Ballkanin e Hapur kishim nje perparim te mirefillte.

Për fat të keq nisma u sulmua pavaresisht se ishte një njesi për zbatimin e projekteve dhe do ishte shume mire sikur te gjithe te ishim aty. 

Ajo qe duhet te bejme eshte ajo që kemi bërë me Ballkanin e Hapur. 

Duhet te bejme shume reforma brenda vendeve tona dhe ajo qe kemi synuar ne, te Ballkanit te Hapur, se ndersa presim te hyjmë në BE, duhet te bejme ç’eshte e mundur brenda rajonit, te punojme si vendet e BE, por politika eshte politikë dhe kur politika perdoret per te marre vota kunder ketyre projekte te medha strategjike, atehere keto projekte duhet te presim.

Por teksa kryeministri Edi Rama thumboi kryeministrin e Kosovës, duke thënë se vendet e rajonit nuk mund të mbesin të burgosur të kufijëve, ishte kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç, që shfyrtëzoi samitin e investimeve për të provokuar sërish, duke thënë se statistikat nuk e perfshijnë Kosovën.

Serbia po ndryshon. Dhe kur them Serbia qendrore, është e dyta herë që po e them këtë, mendoj Serbia që nuk përfshin në statistika krahinën autonome të Kosovës e Metohisë, që ne natyrisht e shohim si pjesë të Serbisë.

Në kundërpërgjigje, Kryeministri  Albin Kurti, i kujtoi kryeministres Bernabiç, që Republika e Kosovës njihet anë e mbanë botës si shtet.

“ Kosova është njohur nga 117 vende anë e mbanë botës, 22 nga 27 në Europë, 26 nga 30 në NATO dhe 3 nga vendet fqinje. Nuk kemi lidhje me Federatën Ruse.

Iu kemi vënë sanksione atyre dhe duam që Ukraina ta fitojë këtë luftë. Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo siç iu referua këtu, ‘Kosova e Metohija’.

Po të shkoja kësaj rruge do të merrja shumë kohë, sepse përveçse Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica, Rashka, Lugina e Preshevës… Më mirë të përqëndrohemi në ekonomi.

Pas Samiti të Berzhit, të fokusuar te investimet, Liderët e Ballkanit perendimor, do të mblidhen sërish në Tiranë, në datat 28-29 shkurt, për të diskutuar planin e rritjes,  të propozuar nga Bashkimit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco