Skandali me eshtrat/ Blushi: Bashkia e Tiranës, tani simbol i krimit makabër

12:01, 26/02/2024
A+ Aa A-

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL, i ftuar në 'Edicionin e Mesditës' në Syri TV, komentoi skandalin e Bashkisë së Tiranës me eshtrat e fëmijëve të vdekur në varrezat murale në Tufinë.

Blushi u shpreh se Bashkia e Tiranës, nga institucionI më famëkeq për hajdutëri, pas pamjeve të transmetuara nga emisioni 'Piranjat' është shndërruar në simbolin e krimit më makabër, të të larguarve nga kjo botë.

Rast makabër, skandaloz dhe që meriton çdo lloj epiteti të mundshëm.

Ishte një ngjarje vërtet shumë tronditëse, jo vetem për banorët e Tiranës, por edhe për mbarë oponinionin publik.

Sepse bashkia e Tiranës, nga një simbol famëkeq i hajdutërisë, dhunës dhe përjashtimit social ndaj të gjallëve, së fundmi është shndërruar në simbolin e krimit më makabër, të të larguarve nga kjo botë. 

Në një sistem ku demokracia funksionon, ku drejtësia është e pavarur dhe nuk funskionon me regji SPAK që mbrëmjen që Syri Tv  trasmetoi ato pamje skandaloze, duhet të kishte ndërhyrë në bashkinë e Tiranës, sepse dhunimi i varreve është vepër penale.

Dhe më e rënda akoma është keqtrajtimi që ju bëhet eshtrave të gjithë atyre që janë larguar nga kjo botë.

Nuk ka ngjarje më tronditëse, më të rëndë dhe më makabre të regjistruar ndonjëhere në Tiranë.

Ne ishim mësuar me faktin që drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, dhe ky nuk është pretendim, por fakt, (pavarësisht se mediat e Ramës dhe Veliajt nuk i japin zë) , kishim mësuar që drjetuesit e këtij institucioni merrnin ryshfet edhe për rezervimin e një vendi prerjeje në Tufinë apo Sharrë, dhe ju e mbani mend, vlera shkonte deri në 400 apo 500 euro.

 Pra, ju merrej ryshfet të gjallëve për të rezervuar vendin ku ata do të prehen ditën që do largohen nga kjo botë.

Ky ishte një skandal, por këto pamje të tmerrshme tregojnë dhe njëherë se ky institucion nga simboli famëkeq i hajdutërisë është kthyer në një institucion të krimeve më makabre që mund të bëjë një institucion shtetëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco