Përdhosja e eshtrave/ Vasili: Si ka mundësi që SPAK hesht për Veliajn?!

Përdhosja e eshtrave/ Vasili: Si ka mundësi që SPAK hesht për Veliajn?!

10:14, 26/02/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Situata është bërë e padurueshme dhe shpërthyese për shkak të kapjes së drejtësisë nga Rama dhe rilindja.

Asnjë qytetar,edhe ai me flegmatiku, nuk mund të mos zëmërohet dhe egërsohet kur shikon se si kjo e ashtuquajtur drejtësi e re ka vetëm e vetëm një qëllim dhe objektiv: paprekshmerinë e qeverisë.

Të gjithë panë shpejtësinë prej vetetime të SPAK ndaj gazetarit  Elton Qyno duke shkelur çdo ligj, për të rrëmbyer materialet dhe informacionin, që ai si gazetar dispononte.

Ndërsa po ky SPAK nuk lëviz as gishtin për skandalin makabër të Bashkisë së Tiranës lidhur me eshtrat e përdhosura dhe trajtuara kriminalisht ne varrezën e Tufinës dhe, që emisioni investigativ i kishte sjellë të qarta në dritën e diellit.

Po si mundet që as një krim kaq i shëmtuar dhe kaq antihuman nuk e vë në lëvizje SPAK-un.

Mijëra shqiptarë që kanë parë në televizor këtë krim prisni  që SPAK  te shkonte me shpejtësi rrufeje në zyrën e Erion Veliajt dhe në zyrat e Bashkisë së Tiranës.

Po kjo nuk ndodhi, asnjë fjalë vetme nga SPAK.

Ndërsa për gazetarin Qyno nuk u druajten t'i traumatizonin edhe familjen duke shkelur çdo ligj.

Ka ca surretër, që na këshillojnë të mos flasim për SPAK se i prishim qetësinë.

Por një SPAK që nuk e vënë në lëvizje as krimi me perdhosjen e eshtrave të të larguarve nga kjo botë është një SPAK, qe duhet anatemuar me të gjithë forcën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco