KAFE SHQETO/ ‘Rasti Qyno’/ Çollaku: Gjykata e Lartë dekonspiroi vetveten

10:09, 26/02/2024
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka folur për vendimin skandaloz të Gjykatës së Lartë ndaj gazetarit Elton Qyno.

Sipas gazetarit, regjia e funksionimit të sistemit të drejtësisë ka hyrë në ca parcela që po kontribuojnë për asgjësimin e demokracisë, pasi Gjykata e Lartë ka marrë vendim ndaj Elton Qynos pasi ka lexuar mesazhin e kryeministrit Edi Rama.

‘Cili është alarmi, frika, meraku, shqetësimi, pse janë të mërzitur dhe të alarmuar këta njerëz duke kryer veprime të kësaj natyre, kur kanë pasur dhe reagime, qortime, parlajmërime nga të gjithë organizmat ndërkombëtarë mediatikë, madie deri në OKB te departamenti i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të cilët e ka cilësuar këtë veprim edhe të paligjshëm edhe në kufijtë jo më të autokracisë por edhe më tej’, u shpreh Çollaku.

Çollaku: Regjia e funksionimit të sistemit të drejtësisë ka hyrë në ca parcela që po kontribuojnë për asgjësimin e demokracisë. Fatkeqësia jonë si njerëz, si shoqëri ka të bëjë me faktin se ajo ura, porta, siguria kolaterale dhe garancia e fundit që ne prisnim të ishte rezistenca, qëndrueshmëria ndaj paligjshmërisë, arbitraritetit, vendimeve të dhunës dhe forcës të institucioneve të tjera duke përfshirë këtu qeverisjen, duhej të ishte gjykata.

Nuk duhej që gjykata të rrinte në penxhere me kokë nga qeveria për të parë humorin e saj dhe më pas të merrte vendime. Kjo në fakt vihet re se ka ndodhur në rastin e kolegut Qyno. Që nga shkallët e para dhe deri në Gjykatën e Lartë, ata kanë zbatuar dhe lexuar mesazhe qeveritare më sakt kryeministrit dhe njerëzve të cilët përfshihen nëpër dosje në materiale, pra alarmi dhe paniku që ka kapur qeveritarët, mund të pakësohet apo rrudhet vetëm duke trembur dhe sulmuar gazetarët dhe median. Në këtë rast ka elementë të veprës penale përveç paligjshmërisë së dukshme dhe të shpeshtë sa i takon prokurorëve dhe gjykatësve.

Këtu kemi një pengmarrje, e kanë mbajtur kolegun disa orë të mbyllur në një zyrë me çelës. Kush i autorizon. Nëse e ke shoqëruar duhet ta pyesësh. Pavarësisht se aty ka një sërë veprimesh jashtë vendimeve të gjykatave. Edhe formalisht, ai qoftë largu dikur i bënte 2-3 spiunë bashkë dhe merrte një vendim, ndërsa këta nuk kanë arritur as deri në standardin e tij.

Cili është alarmi, frika, meraku, shqetësimi, pse janë të mërzitur dhe të alarmuar këta njerëz duke kryer veprime të kësaj natyre, kur kanë pasur dhe reagime, qortime, parlajmërime nga të gjithë organizmat ndërkombëtarë mediatikë, madie deri në OKB te departamenti i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të cilët e ka cilësuar këtë veprim edhe të paligjshëm edhe në kufijtë jo më të autokracisë por edhe më tej.

Druaj se ky merak nuk është vetëm për zotin Qyno por për të përcjellë mesazhin te gazetarët investigativ se duhet të bëjnë kujdes se ky është modeli tashmë i sjelljes.

Gjykata e Lartë ka dekonspiruar vetveten me veprimet që ka marrë, pasi në vendimin e saj të mëhershëm ndaj redaksisë së Lapsit. al, ka tjetër qëndrim, standard dhe sjellje ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco