Anëtarësimet në PS nga Veliaj, reagon dega 5 e PD: Hajduti i bashkisë, pronari i inceneratorit të shikojë hallet e njerëzve…

Anëtarësimet në PS nga Veliaj, reagon dega 5 e PD: Hajduti i bashkisë, pronari i inceneratorit të shikojë hallet e njerëzve…

10:06, 26/02/2024
A+ Aa A-

Pas një takimi të kreut të bashkisë Tiranë Erion Veliaj për anëtarësime te reja gjoja në partinë e rilindjes, ka reaguar me një deklaratë publike dega numër 5 e Partisë Demokratike.

“Hajduti i Bashkisë Tiranë dhe pronari i Inceneratorit të Tiranës, paska ardhur fshehur në Njësinë nr. 5, për të “anëtarësuar" anëtarët e rinj të Rilindjes, thuhet ne deklaratë.

Më poshtë në reagim radhiten hallet dhe problemet e kësaj njesie për të cilat Veliaj nuk do t’ia dijë.

E plotë:

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE DEGA 5:

Hajduti i Bashkisë Tiranë dhe pronari i Inceneratorit të Tiranës, paska ardhur fshehur në Njësinë nr. 5, për të “anëtarësuar" anëtarët e rinj të Rilindjes.

I shoqëruar nga dy ministret e korruptuara, drejtuesit politik dhe drejtorët hajdut ,që në çdo palë zgjedhje blejnë vota me varfërinë e të pamumdurve dhe ushtrojnë terror me patronazhistët në qëndrat e votimit, ndodheshin punonjësit e administratës që vinë nën terrorin e largimit nga puna.

Aty ndodheshin dhe "anëtarët e rinj" që kanë përfituar bursa studimi pa meritë, e pa konkurencë, vetëm e vetëm pse janë rreshtuar krah Fresh.

Banorët e Njësisë nr 5 vuajnë nga taksat e larta dhe pa marrë shërbime.

Lumi i Lanës, në ditët me shi, derdhet e përmbys bizneset që janë në zonën e pallatit me shgjeta , Nxënësit e shkolles “26 Nentori” i ka degdisur që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, sa në një shkollë, në një tjetër ,e akoma nuk e ke përfunduar shkollën edhe pse ja u premtoi shkollën të perfunduar vite përpara.

Banoret e Njësisë nr 5 vuajnë për infrastrukturë në lagjet e tyre, vuan Selita që ti kujtohesh vetëm për zgjedhje për të shtruar ndonjë rrugë ,që për pak kohë prishët përsëri,e shumë te tjera.

Ti je i etur mbas parave Erion ,je i etur mbas Inceneratorëve; e jo mbas sherbimit ndaj qytetarëve.

Por një gjë është e sigurt, herët a vonë ,do të japësh llogari për të gjitha këto!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco