Bashkia Tiranë, shtesë në buxhetin e kompanisë monopol ‘EcoTirana’/ Nuk merr parasysh propozimet e opozitës

Bashkia Tiranë, shtesë në buxhetin e kompanisë monopol ‘EcoTirana’/ Nuk merr parasysh propozimet e opozitës

09:59, 26/02/2024
A+ Aa A-

Nga Endrit Braimllari/

Këshilli Bashkiak në mbledhjen e ditës së sotme do të marrë në shqyrtim projektvendimin e sjellë nga Bashkia Tiranë, për shtesë në buxhetin e kompanisë monopol “EcoTirana” sh.a me 3.3 milion euro

Në muajin nëntor 2023 kur po diskutohej mbi kompaninë monopol të pastrimit “Eco Tirana” sh.a e cila në atë kohë kaloi vetem me votat e Rilindjes në Këshillin Bashkiak Tiranë, argumentat e administratës së Bashkisë ishin se nuk do të kishte ndryshim të vlerës financiare pas monopolizimit të këtij shërbimi nga “Eco Tirana” sh.a.

Ndryshimi i buxhetit per kompaninë monopol të Bashkisë Tiranë tregon qartë mungesën e vullnetit për tu fokusuar tek problemet e përditshme të qytetarëve.

Refuzimi i amendamenteve të Partisë së Lirisë të cilat ishin në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe nëse do ishin pranuar nga Bashkia e Tiranës do të sillnin uljen e kostos së jetesës, hapjen e vendeve të punës, zhvillimin e bujqësisë dhe agroturizmin dhe mbështetjen e Rinisë.

Ftoj kolegët, anëtarë në Këshillin Bashkiak Tiranë, ta refuzojnë me votë këtë projektvendim që buxhetin e Bashkisë e fokuson tek abuzimi dhe korrupsioni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco