Borrell: Takimet e ndara me Kurtin e Vuçiçin ishin të pasuksesshme

Borrell: Takimet e ndara me Kurtin e Vuçiçin ishin të pasuksesshme

09:29, 26/02/2024
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në një tekst të publikuar në faqen e Shërbimit të BE-së për Punë të Jashtme, ka shkruar se gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut ka folur në takime të veçanta me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Por siç ka theksuar ai, bisedimet “fatkeqësisht kanë qenë të pasuksesshme”.

Përveç Kurtit e Vuçiçit, Borrell thekson se ka pasur një numër të madh takimesh dypalëshe me partnerë të BE-së nga e gjithë bota.

Duke folur për rezultatet e arritura, Borrell ka theksuar se në Mynih ai prezantoi katër qëllimet kryesore të agjendës gjeopolitike të BE-së: mbështetje më të madhe dhe më të shpejtë për Ukrainën, përfundimin e katastrofës humanitare në Rripin e Gazës, përmirësimin e marrëdhënieve të BE-së me “jugun global” dhe forcimin dhe sigurinë e Unionit.

Ai në një tekst të publikuar në faqen e internetit të shërbimit të jashtëm të BE-së, tregon se atmosfera në konferencën e sivjetme në Mynih ishte e veçantë sepse, siç tha ai, të gjithë u ndërgjegjësuan se Evropa është në rrezik për shkak të dy luftëra në afërsi dhe shumë konflikte të mundshme në mbarë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco