Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë kundër aferës '5D'

‘Kuvendi si noter paligjshmërie’/ Meta: Ligji për ‘masakrimin e zonave të mbrojtura’ u miratua për llogari të oligarkëve

‘Kuvendi si noter paligjshmërie’/ Meta: Ligji për ‘masakrimin e zonave të mbrojtura’ u miratua për llogari të oligarkëve

12:44, 25/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka risjellë në vëmendje denoncin e bërë në konferencën e djeshme për mediat, ku theksoi Kuvendi prej kohësh është kthyer në një “noter të neveritshëm” që miraton ligjet për llogari të oligarkëve të lidhur me qeverinë, duke u ndalur te miratimi pa debat i ligjit për “masakrimin e zonave të mbrojtura”.

“Kuvendi i Shqipërisë është zhytur në kaos dhe paligjshmëri totale dhe është kthyer prej kohësh në një noter të neveritshëm të Qeverisë, që miraton vetëm ligje për llogari të oligarkëve dhe në dëm të interesit publik, qytetar dhe kombëtar.

I tillë ishte edhe miratimi pa debat dhe transparencë i ligjit të shumë kontestuar edhe nga Bashkimi Evropian, nga opozita e vërtetë, nga shoqëria civile, nga ekspertët dhe mbrojtësit e mjedisit për masakrimin e zonave të mbrojtura, që së shpejti rrezikojnë të kthehen në sheshe ndërtimi për resorte, komplekse pallatesh apo biznese, që kryesisht kanë si qëllim pastrimin e parave.

Me këtë ligj, Shqipëria nuk do të ketë më pasuri natyrore të mbrojtura nga shteti dhe pasojat shumë të rënda do të jenë të pakthyeshme dhe me kosto të parikuperueshme edhe për vetë turizmin”, shprehet kreu i PL-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco