Antonio Tajani zgjidhet lider i Forza Italia, Shehu: Garanci për rrugëtimin e rajonit në BE, mbështetje për Shqipërinë

Antonio Tajani zgjidhet lider i Forza Italia, Shehu: Garanci për rrugëtimin e rajonit në BE, mbështetje për Shqipërinë

10:49, 25/02/2024
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani është zgjedhur sekretar i partisë së qendrës së djathtë Berlusconi Forza Italia (FI) në një kongres e kësaj partie të mbajtur këtë të shtunë në Romë.

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një postimi në Facebook ka uruar Tajanin për postin e tij të ti, ku shkruan se me këtë zgjedhjet do të forcohet Igarancia për stabilitetin e rrugës europiane të rajonit.

Postimi:

“Tajani ne krye te FI, forcon Italine dhe BE!

Urimet me te mira mikut tone Tajani, FI dhe Italise per zgjedhjen dje ne krye te asaj force politike.

Te asaj partie te ndertuar e konsoliduar mbi parimet demokratike, vlerat e Europes e Perendimit.

Vlera, qe linden e u zhvilluan nga lideri i madh i saj e i Italise, Silvio Berlusconit.

Tajani, si nje europeist e vertete, politikan i sprovuar pro Perendimor e pro amerikan, eshte garancia me e mire per qendrimin e thellimin ne ato kolona tejet te rendesishme.

Te tilla jane ato per Italine e te gjithe BE, vecanerisht ne keto momente turbulencash mbi Kontinentin tone, ashtu sic ishin te tilla per Italine me 1994. kur Silvio krijoi FI.

Tajani jo vetem ne krye te FI, por dhe si Zv Kryeminister e Minister i Jashtem i Italise mike e strategjike per ne, eshte nje garanci e forte per stabilitetin e rrugen e europiane te Rajonit tone, ne menyre te vecante mbeshtetje per Shqiperine.

Suksese e zgjerim te metejshem te FI, asaj force politike te pa zevendesueshme…”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco