SYRI TV/ Kreu i PL, Ilir Meta: Borxhet e qeverisë lahen nga skema e pensioneve

20:25, 24/02/2024
A+ Aa A-
 
Në një konferencë për mediat Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se borxhet e qeverisë po lahen nga milionat e grumbulluara nga skema e pensioneve, duke iu referuar vendimit të qeverisë që ka rialokuar 102 milionë euro për investime publike dhe uljen e borxhit.
 
Meta përmendi edhe dhunën e ushtruar ndaj protestuesve duke e cilësuar vepër të rëndë penale, ndërsa tha se në kuvend po miratohen ligje për llogari të oligarkëve dhe në dëm të interesit kombëtar.
 
SYRI TV 
 
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një komunikim për mediat, komentoi  vendimin e fundit të qeverisë që ka rialokuar 102 milionë euro për investime publike dhe uljen e borxhit.
 
Borxhet e qeverisë lahen nga milionat e grumbulluara nga skema e pensioneve, ndërkohë që për pensionistët nuk është mundësuar asnjë rritje e pensionit. 
 
Meta dënoi keqtrajtimin dhe dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve të pranishëm në protestën e opozitës, duke e cilësuar vepër të rëndë penale. 
 
Kreu i Partisë së Lirisë e konsideroi vendim anti-ligjor dhe anti-kushtetues atë të Gjykatës së Lartë që sipas tij çertifikoi paligjshmërinë e akteve të SPAK ndaj gazetarit Elton Qyno.
Meta theksoi ndër të tjera se jo vetëm Drejtësia, por edhe Kuvendi vazhdon te mbahet peng nga Qeveria, duke iu referuar miratimit të ligjeve për llogari të oligarkëve dhe në dëm të interesit publik dhe kombëtar.
 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco