Meta poston foton me Zelensky-n: Dy vjet më parë Ukraina u zgjuan nën tmerrin e agresionit të egër…

Meta poston foton me Zelensky-n: Dy vjet më parë Ukraina u zgjuan nën tmerrin e agresionit të egër…

19:20, 24/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar në rrejtin e tij social Facebook, një foto krah presidentit ukrainas, Zelensky, teksa shkruan krah fotos se dy vjet më parë Ukraina u zgjua nën tmerrin e agresionit të egër, të paprovokuar dhe të pajustifikuar ushtarak të Rusisë.

“Partia e Lirisë qëndron në solidaritet dhe në mbështetje të palëkundur për Ukrainën dhe popullin e saj deri në rivendosjen e plotë të paqes dhe garantimit të sovranitetit shtetëror”, shton Meta.

POSTIMI I PLOTË:

Dy vjet më parë Ukraina u zgjua nën tmerrin e agresionit të egër, të paprovokuar dhe të pajustifikuar ushtarak të Rusisë.

Prej asaj dite, populli ukrainas është kthyer në frymëzim për mbarë botën, me rezistencën e tij heroike për liri dhe dinjitet, në mbrojtje të atdheut. 

Partia e Lirisë qëndron në solidaritet dhe në mbështetje të palëkundur për Ukrainën dhe popullin e saj deri në rivendosjen e plotë të paqes dhe garantimit të sovranitetit shtetëror.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco