Erisa Xhixho: Është përgjegjësi e qeverive t’u krijojnë të rinjve mundësinë të arsimohen e të zhvillojnë karrierat e tyre

Erisa Xhixho: Është përgjegjësi e qeverive t’u krijojnë të rinjve mundësinë të arsimohen e të zhvillojnë karrierat e tyre

11:53, 24/02/2024
A+ Aa A-

Deputetja Erisa Xhixho në fjalën e mbajtur në Parlamentin Shqiptar u ndal tek eventi i organizuar për të rinjtë 'On youth political participation and youth policy' për procesin e integrimit europian.

Në fjalën e saj ajo është shprehur se është përgjegjësi e qeverive dhe ligjvënësve, që përmes politikave të studiuara mirë, t’u krijojë këtyre të rinjve mundësinë të arsimohen e të zhvillojnë karrierat e tyre

Fjala e plotë:

Të rinj parlamentarë të Rajonit, europarlamentarë, shoqëria civile sëbashku me Klubin e Deputetëve për të Rinjtë ishim në eventin me temë: “Bridging tha gap: On youth political participation and youth policy”.

Kapërcimi i barrierave mes të rinjve të Ballkanit Perëndimor për t’i përfshirë ata në mënyrë aktive në politikë si faktorë kyç për procesin e integrimit europian [??]

Në fjalën time si Kryetare e Klubit të deputetëve për të rinjt theksova se është përgjegjësi e qeverive dhe e jona si ligjvënës, që përmes politikave të studiuara mirë, t’u krijojmë këtyre të rinjve mundësinë të arsimohen e të zhvillojnë karrierat e tyre , duke luftuar shpopullimin e duke kontribuuar direkt në rritjen e ekonomisë dhe përparimin e shoqërisë.

Qasja e këtij klubi është që të forcojë një lidhje të fortë me të rinjtë, me qeveritë e nxënësve, qeveritë studentore në universitetet tona, me këshillat vendorë, falë së cilës të dëgjohet dhe të përçohet zëri i të rinjve në Parlamentin që më së pari u përket atyre.

Duhet të marrim vendime që të rikthejmë shpresën e të rinjve në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco