Teliti, thirrje këshilltarëve socialistë:Votoni kundër propozimeve të Veliajt për abuzimet me taksat

Teliti, thirrje këshilltarëve socialistë:Votoni kundër propozimeve të Veliajt për abuzimet me taksat

10:29, 24/02/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti i bën thirrje këshilltarëve socialistë që të votojnë kundër propozimit të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili rrit me 3.3 milionë euro faturën vjetore që Kryeqyteti do i paguajë EcoTirana për pastrimin.

Më poshtë postimi i Telitit:

Veliaj propozon që (pa)pastërtia në Tiranë të kushtojë edhe më shumë. 3.3 milionë euro? të tjera shtesë për EcoTirana. ❌Këshilli Bashkiak duhet ti thotë JO këtij abuzimi të rradhës me taksat tona.

FAKT 1: EcoTirana sh.a. e cila zotërohet në masën 51% nga Bashkia Tiranë dhe 49% nga një kompani italiane nën hetim nga autoritetet italiane për pastrim parash me lidhje me Ndragheta-n (denoncuar shumë herë prej vitesh nga opozita), dështoi në mënyrë shëmbullore në zbatimin e kontratës së vitit 2016, ku dështimi më pak i rëndësishëm ishte mos kryerja e mbledhjes së diferencuar të mbetjeve.

FAKT 2: Tre muaj më parë, në 15 nëntor 2023, pa nxjerrë asnjë përgjegjësi dhe pa asnjë analizë konkrete monitorimi mbi punën e dështuar të kryer nga gjoja projektit pilot të EcoTirana në disa zona të Kryeqytetit, kartonat e mazhorancës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, i japin EcoTirana sh.a. të drejtën monopol për të operuar e vetme në sektorin e pastrimit, duke nxjerrë nga loja tre operatorë të tjerë të cilët ishin kontraktuar për të kryer këtë shërbim nga Bashkia e Kryeqytetit.

FAKT 3: Ndonëse nuk kishte asnjë raport/analizë apo studim real fizibiliteti, përfaqësuesit e ekzekutivit bashkiak u zotuan në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe komisioneve të tij se dhënia e këtij monopoli pastrimi drejt EcoTirana nuk do të shoqërohej me rritje të mëtejshme të kostove financiare që duhen përballuar nga buxheti i Bashkisë Tiranë, madje do mund të kishim edhe kursime të kostove financiare krahas përmirësimit të cilësisë së shërbimit.

Ama e vërteta mund të vonojë por gjithmonë del në pah.

 Ende pa u tharë mirë boja e vulës për dhënien e këtij monopoli, Kryebashkiaku Veliaj sjell për diskutim dhe miratim në Këshillin Bashkiak një rishikim të kontratës, duke rritur faturën e kripur vjetore që ne paguajmë për pastrimin e Kryeqytetit me 3.3 milionë euro të tjera shtesë për EcoTirana, duke arritur në kosto totale vjetore në vlerën 20 milionë euro, nga 16.7 që është aktualisht (për sqarim: kjo ska lidhje me faturën vjetore prej 12 milionë euro që paguajmë për inceneratorin fantazëm. Inceneratori i Tiranës është aferë më vete). 

⚖️ I ndërgjegjshëm se miratimi i këtij akti do të ishte një veprim tejet i gabuar, pasi do ishte hapur thjesht një shpërdorim i financave bashkiake, i bëj thirrje këshilltarëve socialistë në Këshillin Bashkiak, që të vendosin në krye të podiumit interesin e qytetarëve të Tiranës dhe jo interesat e flamurit politik.

? I bëj thirrje këshilltarëve socialiste që në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që pritet të zhvillohet ditën e hënë 26 shkurt, të bashkojnë votat e tyre bashkë me ne këshilltarët e opozitës dhe të votojmë të gjithë unanimisht KUNDËR këtij propozimi të Kryebashkiakut Veliaj.

I detyrohemi kaq qytetarëve të Tiranës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco