VIDEO/ Meta në Stamboll, i ftuar nderi nga Konsullata e Kosovës me rastin e Pavarësisë

VIDEO/ Meta në Stamboll, i ftuar nderi nga Konsullata e Kosovës me rastin e Pavarësisë

09:42, 24/02/2024
A+ Aa A-

Ish-Presidenti Ilir Meta ka shprehur kënaqësinë e tij për ftesën e dërguara nga Konsullata e Kosovës në Stamboll për t'iu bashkuar festimeve të 16-vjetorit të Pavarësisë.

Në mesazhin e tij me video në Fb, Ilir Meta shkruan:

"I lumtur të merrja pjesë mbrëmë në ceremoninë festive të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll, me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë. Kënaqësi të ndaja me bashkëatdhetarët tanë në Stamboll urimet më të përzemërta për këtë ngjarje të shënuar për mbarë kombin shqiptar!

Kosova, si shtet i lirë dhe i pavarur, jo vetëm ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë, por është një shembull i suksesshëm për demokracinë funksionale dhe zgjedhjet e lira!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco