Elisa Spiropali, ‘hirushja’ e Karnavaleve - 'si kofini pas të vjelit'

Elisa Spiropali, ‘hirushja’ e Karnavaleve - 'si kofini pas të vjelit'

23:43, 23/02/2024
A+ Aa A-

Gjatë vitit 2024 Karnavalet në të gjitha vendet ku festohen janë mbyllur më 13 shkurt.

Shkodra është qytet që Karnavalet traditë shekullore, traditë e cila është rikthyer që në fillim të ’90-të, pas një kohe që nuk u festuan për shkak të komunizmit.

Por këtë vit, kur bashkinë e ka marrë Benet Beci, Karnavalet, nuk u festuan në kohën e duhur siç është tradita shekullore, por disa javë më vonë, ose siç thotë një shprehje popullore, Beneti u kujtua ‘si kofini pas të vjelit’.

Nuk është çudi që personazhi më erudit i rilindjes, Elisa Spiropali, t’i ketë këshilluar Benetit zhvendosjen e datës së Karnavaleve.

Image

Elisa njihet si drejtuese politike e rilindjes në qarkun e Shkodrës, por përtej kësaj njihet edhe per erudite e intelektuale e shquar. Kujtojmë këtu postimet e saj në rrjetet sociale më libra, kafetë me shkrimtarin e njohur, Kadare, sidomos ajo është e famshmë për njohuritë e saja të thëlla për veprën klasike Don Kishoti, të cilën e ka cilësuar si një nga veprat më të bukurua të letërsisë romantike shqipe.

Kështu Elisa është ‘zhveshur’ mbrëmjen e kësaj të premte nga kostumi zyrtar dhe ka veshur kostumin e  një ‘hirusheje’ duke shtëtitur rrugicave të qytetit verior së bashku me Benetin, i maskuar ky në një version ‘lepurush’.

Të dy së bashku kanë mbajtur edhe maskën e bandave gjatë fushatës elektorale të 14-majit, me anë të të cilave grabitën votat e qytetarëve për të grabitur Shkodrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco