Skandali në Tufinë/ Këlliçi: E patolerueshme të shohësh imazhet e disa qeseve mbeturinash, që mbështjellin kocka njerëzish me dhe pa emër

Skandali në Tufinë/ Këlliçi: E patolerueshme të shohësh imazhet e disa qeseve mbeturinash, që mbështjellin kocka njerëzish me dhe pa emër

22:05, 23/02/2024
A+ Aa A-

Belind Këlliçi ka reaguar mbi skandalin e fundit, atë të denoncuar natën e sotmë në “Piranjat” Syri TV.

Bëhet fjalë për pamjet e tmerrshme që vinin nga varrezat e Tufinës në kryeqytet, tek varrët ‘murale’ të finalizuara nga Bashkia Tiranë dhe kryetari i saj Erion Veliaj, ku brenda hapësirës së mykur boshe të betonit në fakt qëndronin thasë apo paketime ëmbëlsirash më mbetje kockore.

POSTIMI I PLOTË

Thellësisht i tronditur nga denoncimi i sotëm i “Piranjave” në varrezat e Tufinës

Përgjatë gjithë historisë, mënyra se si të ikurit nga kjo botë trajtohen, shpesh ka dëshmuar gradën e civilizimit të shoqërisë.

Çfarë pamë nga investigimi i programit “Piranja” është një krim makabër, mohimi i të cilit paturpësisht shton neverinë ndaj mungesës së humanizmit dhe shkeljes së ligjeve të shkruara e të pashkruara. Keqtrajtimi, që u bëhet trupave të vdekur, të hershëm a të vonë shkakton një revoltë, që nis nga thellësia e psiqikës sonë. Sepse shkon kundër pritshmërisë thelbësore të qytetarisë për të trajtuar të vdekurit me respekt, nder e dinjitet.

E papranueshme dhe e patolerueshme të shohësh imazhet e disa qeseve mbeturinash, që mbështjellin kocka njerëzish me dhe pa emër, si të jenë pamjet e tmerrshme të ushtarëve vrarë në luftë, hedhur kapicë nga kundërshtari në front.

Kjo barbari, ky dhunim monstruoz i dinjitetit njerëzor, tashmë e çon Bashkinë Tiranë në një tjetër podium, nga institucioni më i korruptuar në Europë, tashmë në institucionin më barbar të Europës!

SPAK duhet urgjent, që sonte, që në këtë moment të zbarkojë në bashki dhe të bëjë shembull përgjegjësit e këtij skandali të paimagjinueshëm.

PS: Ndjesë për pamjet tronditëse, por qytetarët duhet të dinë të vërtetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco