Miliona për inceneratorët (për miqtë e Ramës) dhe asnjë qindarkë për mijëra familje në hall

Miliona për inceneratorët (për miqtë e Ramës) dhe asnjë qindarkë për mijëra familje në hall

20:37, 23/02/2024
A+ Aa A-

Nga Igli Cara

Zonja Sako paska fshehur të vërtetën!

E pritshme dhe e përsëritur!

Megjithëse qeveria ja ka bërë të qartë bashkisë që nuk do ta subvenciononte më bonusin e qirasë për 2500 familjet e pastreha nga tërmeti, kryebashkiakja ka zgjedhur me vetëdije të plotë ta fshehë të vërtetën.

Nuk mjafton me kaq! As nuk e ka parashikuar në buxhetin e bashkisë fondin përkatës, duke lënë në mëshirë të fatit mijëra banorë, me sytë nga qielli, për jo pak, por një vit të tërë.

E dhimbshme, por e vërtetë!

Sa herë që flitet per hallet e qytetit, Sako zgjedh të fshihet!

Siç bëri me Komisionin Hetimor, ku duhej të përgjigjej për inceneratorët.

U largua, kur kishte si detyrim ligjor të përgjigjej.

Më shumë se mungesë përgjegjësie, këto veprime të përsëritura dëshmojnë rëndësinë që ka qyteti dhe bashkëqytetarët për sekretaren e qeverisë, që flet më shumë me heshtjen, se sa me fjalët! #rindertimi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco