Vizita e Blinken në Shqipëri/ Ish-kongresmenia amerikane: E domosdoshme të takohej edhe me opozitën

20:02, 23/02/2024
A+ Aa A-

Ish-kongresmenia republikane për 13 vite, Vicky Hartzler, e ftuar ditën e sotme në ‘Syri Televizion’ me Arnold Karriqi, ka komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Shqipëri dhe anashkalimin e takimit me përfaqësuar të opozitës shqiptare.

E pyetur nga moderatori Karriqi për mungesën e një takimi me përfaqësues të opozitës, ajo tha se do ishte e domosdoshme takimi me përfaqësues të opozitës.

Intervista:

Vicky Hartzler: 'Nuk jam në dijeni të të gjitha detajeve apo protokollit të sekretarit Blinken, por mendoj se do të ishte e demosdoshme të takonte dhe antarët e opozitës.

Mendoj se e domosdoshme ka qenë që SHBA e mbështet Shqipërinë dhe ne e vlerësojmë partneritetin strategjik që kemi pasur prej vitesh me këtë vend.

Vendi juaj, pozicioni në botë është i rëndësishëm, marrëdhëniet me fqinjësinë janë po ashtu të rëndësishme. Unë kam qenë pjesë e 'Komisionit për Shërbimet Ushtarake' dhe e njoh nga afër kontributin dhe partneritetin e Shqipërisë në trajnime dhe edukimet e seancave të ndryshme stërvitore mes SHBA dhe Shqipërisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin Shqipërinë, ne e vlerësojmë partneritetin, vlerësojmë vlerat që janë thelbësore në këtë vend dhe shpresojmë që këto vlera të ecin para'.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco