‘Jemi në luftë politike’/ Dashnor Sula: Beteja që po ndjekim si opozitë nuk do të ndalet

19:54, 23/02/2024
A+ Aa A-

Dashnor Sula, deputet i PD-së, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, ka folur për aksionin opozitar pas protestës madhështore të 20 shkurtit dhe në çfarë faze politike është gjendja e opozitës.

Sula theksoi se PD është në luftë politike dhe se betetja e nisur e opozitës nuk do të ndalet.

Sula: Ne jemi në luftë politike. Betejën që ne po ndjekim si opozitë është një gjë e mirë që nuk po ndalemi në betejën tonë politike. Bezdisja e mazhorancës dhe ndërkombëtareve të jeni të sigurtë që do të reflektohet.

Nqs ti do të shohësh këtë mazhorancë, me këto problematika kaq të mëdha që ka, me korrupsioni galopant, me 1 milion shqiptarë që po ikin, me problematika jashtëzakonisht të mëdhaja, me plakjen e popullsisë, atëherë do ta lësh kështu vendin, lërë. Nqs do ta lësh sepse ke një problem me Sali Berishën personalisht që i jep një konotacion tjetër, nuk e përfaqëson Sali Berisha të gjithë opozitën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco