Balla minister antiligj, nuk flet për xhupzinjtë me kapuç, që arrestojnë protestuesit!

Balla minister antiligj, nuk flet për xhupzinjtë me kapuç, që arrestojnë protestuesit!

09:50, 23/02/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Taulant Balla nuk lodhet së shpikuri lloj lloj budalleqesh vetëm e vetëm që të dalë nëpër televizione e të flasë për brockulla pa asnjë vlerë.

Publikisht kam kërkuar që të dalë e të dënojë, ndëshkojë e marrë masa ndaj individeve pa uniforma me xhupa të zinj e kapuç në kokë, që dhunojnë e godasin si kafshë dhe arrestojnë protestuesit e opozitës përpara kamerave të televizioneve të pa shqetësuar sepse në krah kanë horllëkun politik të qeverisë dhe Ministrit të Brendëshëm, që i mbron dhe i përdor.

Por Taulant Balla që nuk behet dot kurrë Minister i ligjit, hesht përpara shkeljes së hapur të ligjshmërisë sepse ai vetë urdhëron dhe përdor këta horra xhupzinj me kapuç në kokë në mënyrë të paligjshme për qëllimet e Edi Ramës.

Po ky Balla që e bënte gojën çorape kur ishte në opozitë kundra policisë tani e ka qepur gojën se ka rrëmbyer karrigen e ministrit të ëndërruar prej kohësh dhe i harroi çka thënë si opozitar.Turp.

Po e pyes publikisht Ballën:

1.Çfarë janë këta bandite xhupzinj të mbuluar me kapuçë dhe te paidentifikuar?

2.Perse nuk identifikohen këta horra nëse veprojnë në emër të ligjit ?

3.Kush ju ka dhënë të drejtën të mbyllin gojën e qytetareve në një vend të lirë dhe demokratik?

4.Përse Balla si Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk distancohen dhe nuk i denoncojnë këta horra?

5.Përse policia e shtetit me uniformë dhe e identifikuar është zëvendësuar nga horrat xhupzinj me kapuç në kokë?

P.S. I jam drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm me letër zyrtare edhe kohë më parë për dhunën e civilëve të paidentifikuar në protestat e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve me fakte të njohura e të para botërisht nga mediat.

Por Prokuroria për turpin e saj e mbylli çeshtjen dhe zgjodhi të mbronte horrat dhe jo qytetarët e thjeshtë qe protestonin për hallet e mbijetesës së tyre.

Ky është shteti i kapur dhe kalbësirë i Rames dhe Ballës, të cilët shumë shpejt do të përgjigjen deri në një për shkeljen e ligjit. Ne mbajmë shënim çdo gjë....!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco