Lajmi i fundit

Shkodër: Pas 3 fëmijëve, gjendet në lumë edhe trupi i nënës, i Alma Arrazit

Xhaferri: Prindi 1 dhe Prindi2/ Një përgjigje për armatën e Lalit në shoqata e shoqëri civile që u indinjuan nga fjala ime në protestë e 20 Shkurtit!

Xhaferri: Prindi 1 dhe Prindi2/ Një përgjigje për armatën e Lalit në shoqata e shoqëri civile që u indinjuan nga fjala ime në protestë e 20 Shkurtit!

09:47, 23/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas tentativave për viktimizimi nga disa grupe të caktuara në Shqipëri pasi u shpreha se nëna dhe babai janë të shenjtë.

Xhaferri ka theksuar se ata që po atakojnë fjalën time është qartë që nuk kanë denjuar t'a lexojnë dhe dëgjojnë  të plotë, por kanë lexuar vetëm çfarë mendojnë se i viktimizon. 

Fjala:

Në fjalën time në protestën e 20 Shkurtit skanova krimet e Rilindjes, duke nisur nga kanabizimi, afera e inceneratorëve që përçau grupin e strukturuar kriminal në disa klane, deri tek nxitja e eksodit drastik të 1 milionë shqiptarëve dhe gjenocidi me taksat publike që ktheu spitalet në morgje dhe mbylli shkollat dhe universitetet. 

 

Fola për viktimat e panumërta të kriminalizmit të shoqërisë, për eksodin me gomone drejt Anglisë dhe të vdekurit rrugëve të Evropës, që shteti u braktis trupat e pajetë, duke mos ndihmuar familjet për kthimin në atdhe për t'i bërë ritet e vdekjes. 

 

Prej një viti në mediet online dhe tradicionale flas për të njëjtat tema, ku kryefjalë kam denoncimin.

 

Në fjalën time u ndala edhe tek ata që mbështesin politikën e Prindit 1 dhe Prindit 2, të cilët disa vite më parë në një formular të shpërndarë nga Bashkia e Lali Erit në kopshtet publike të Tiranës kërkuan që në dokumente zyrtare të shënohet Prindi 1 dhe Prindi 2.

 

Mbrëmë më njoftuan se fjala ime kishte irrituar disa përfaqësues shoqatash që viktimizimin e ka kanë kthyer në mjet për të thithur fonde qoftë nga ato shtetëroret dhe shoqërisë civile që varen nga shpura e Veliajt, por dhe nga organizatat ndërkombëtare.

 

Ajo që thashë në tubim ishte e qartë, që në shoqërinë shqiptare nëna dhe babai janë të shenjtë dhe kanë vlerën e perëndisë dhe familja është pasuria jonë më e madhe, ndaj ashtu si në traditën e të parëve tanë në shekuj,  pa përjashtim të majtë e të djathtë, të ardhmen e fëmijëve tanë nuk mund të lëmë në duart e atyre që kanë drojë dhe turp nga fjala nënë dhe babë.

 

Si një i ri i rritur dhe shkolluar në Perëndim respektoj zgjedhjet personale të secilit në jetë dhe kurrë nuk kam paragjykuar askënd, por kam zgjedhur të përqafoj vlerat konservatore në respekt të familjes sime, të krahinës sime dhe kombit tim,  Shqipërisë.

 

Ata që po atakojnë fjalën time është qartë që nuk kanë denjuar t'a lexojnë dhe dëgjojnë  të plotë, por kanë lexuar vetëm çfarë mendojnë se i viktimizon. 

 

Çdo përpjekje për të krijuar debat shterpë nuk vlen, pasi kam bindjet se dertet që me të cilat përballët sot Shqipëria në këndvështrimin tim nuk kanë asnjë lidhje me dertet e disa palo-shoqatave dhe OJF-ve që na flasin për hallet e shqiptarëve nga hollet e Hoteleve Luksoze të Tiranës dhe bregdetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco