Endet mes SPAK dhe takimeve qesharke/ Ministrja e Arsimit tallet me studentët e Korçës

Endet mes SPAK dhe takimeve qesharke/ Ministrja e Arsimit tallet me studentët e Korçës

08:27, 23/02/2024
A+ Aa A-

Nga Eleina Qirici 

Ministrja e Arsimit që endet mes SPAK-ut dhe takimeve qesharake që organizon nëpër atdheun e saj thuajse "të sterilizuar", vjen edhe në Korçë dhe së bashku me Kryetarin e Bashkisë Korçë tallet me studentët e Universitetit "Fan S. Noli".

Ja çfarë është thënë në prezantimin me tam-tame të Kartës së Studentit, premtuar që prej shkurtit të vitit 2007 nga ish kryetari i Bashkisë Niko Peleshi (i pranishëm në sallë), një premtim i vonuar 17 vite, ende i parealizuar, që vjen si TALLJE dhe FYERJE për studentët, për prindërit e tyre dhe për të gjithë banorët e Bashkisë dhe të Qarkut Korçë.

***

Studenti:

"Kjo kartë është shumë e nevojshme dhe e domosdoshme për të gjithë studentët, pikë së pari për të..., që studentët të jenë të përfaqësuar dhe të përfitojnë nga shërbime të ndryshme që do të ketë në Qarkun dhe Qytetin tonë. Faleminderit!"

Rektori:

"Sot është një ditë e veçantë edhe për ju, edhe për ne, sepse hidhen baza të fuqishme të një bashkëpunimi që besoj që Universitetin do ta çojë në një shkallë tjetër të zhvillimit.

Kjo kartë është një gjë e mirë duke përfituar të gjitha ato benifitet që mund të përfitojë një student, që kjo besoj do të shtrihet edhe nga Bashkitë e tjera, nga të cilat besoj kemi edhe studentët, përfitimet që mund të ketë në shërbime të ndryshme që mund të kërkohen."

Kryebashkiaku:

"Unë po lexoj një pjesë të shërbimeve që kemi menduar tashmë t'i bëjmë pjesë të kësaj Karte, por unë mendoj që kjo është një listë e hapur.

Studentët e Universitetit "Fan Noli" do të përfitojnë deri tani nga pajisja me Kartë 'gjysëm' çmimi për biletat në Teatrin, në shfaqet në Teatrin "Andon Zako Çajupi".

Do të kenë falas të gjitha eventet sportive të organizuara nga Klubi Shumësportësh "Skënderbeu".

Do të përfitojnë 'gjysëm' çmimi biletën për të vizituar Muzeumet "Bratko", "Gjon Mili", Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, Galerinë e Arteve Dixhitale, që është një galeri e hapur së fundmi në qytetin e Korçës dhe që unë dua t'ju ftoj ta vizitoni pasi është shumë interesante, ndërsa vizita në Galerinë "Guri Madhi", që do të hapet së shpejti në ambientet e godinës ngjitur, do të jenë falas.

Gjithashtu do të përjashtohen studentët nga pagesa e tarifave të pastrimit, ndriçimit, gjelbërimit, në rast se ata marrin një iniciativë për të hapur një biznesin e tyre gjatë vitit 2024 do të jenë të përjashtuar nga këto tarifa."

(Video marrë nga llogaria zyrtare në FB e Kryetarit të Bashkisë Korçë.)

***

Në një postim vijues do i shpalos Kryebashkiakut të Korçës dhe Ministres së Arsimit talljen që po u bëjnë studentëve (dhe kjo është e turpshme), si dhe do u bëj me dije si funksionon në Europë Karta e Studentit, çfarë ofron dhe sa larg janë mendjet e tyre të ndryshkura nga korrupsioni, nga realiteti europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco